Qarku Vlorë/Takime me nxënësit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Qarku Vlorë

Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, Policia e Sarandës ka vijuar me takimet sensibilizuese në shkollat e qytetit.

Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla në Komisariatin e Policisë Sarandë zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit e klasave të VI-ta, në shkollën 9-vjeçare publike “Shefqet Sulejmani” dhe në shkollën 9-vjeçare jo-publike “Dea”.

️Temat e diskutimit ishin:
⛔️ “Bullizmi në shkolla dhe në shoqëri”
“Bullizmi kibernetik”

U theksuan faktorët socialë, ekonomikë, familjarë dhe shkollorë që nxisin këto fenomene, pasojat ligjore dhe institucionet ku nxënësit mund të kërkojnë ndihmë. Nxënësit u njohën gjithashtu me linjat e kontaktit për raportimin e rasteve të dhunës dhe bullizmit.

Së bashku për një të ardhme më të sigurt!

#PoliciShkollë
#PërSigurinëTuaj
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt