Elbasan / Takime me nxënësit për sigurinë në shkolla ♂️
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla pranë DVP Elbasan, së bashku me oficerët e sigurisë dhe mësuesit, zhvilluan takime me nxënësit e shkollave: “Sul Misiri”, “Jorgji Dilo”, “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi.
Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔ Dhuna në shkollë
✔ Bullizmi
✔ Trafikimi i fëmijëve
✔ Siguria në internet
Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustrative dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm.
Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Elbasan.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ♂️