Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, ndëshkohet me masë administrative drejtuesi i automjetit dhe i zbriten 10 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, kryen menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Nga verifikimet u identifikua drejtuesi dhe pronari i automjetit, shtetasi H. U., banues në Lezhë.

Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “The fugitive”.

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kapet në flagrancë me doza kanabisi dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një radio policie, që iu gjetën 33-vjeçarit, në momentin që u lokalizua nga punonjësit e Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “The fugitive”, për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit, u kap shtetasi në kërkim M. R., 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ishte shpallur në kërkim pasi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 24.01.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më datë 12.12.2023, ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.

Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës

Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;
A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.

Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet në automjet, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka shitur disa pajisje, të cilat i ka marrë pa autorizim, te banesa e nënës së tij.

Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin S. U., 28 vjeç, banues në Kavajë, sepse iu gjet në automjet, 1 pistoletë lodër, e cila iu sekuestrua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit norvegjezë K. F., 27 vjeç dhe S. T., 27 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me një 31-vjeçare nga Britania.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.09.2025, informojmë se u identifikua shtetasi që dyshohet se u mbyt në det, konkretisht A. K., 91 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit E. S., dhe N. J., pasi më datë 28.09.2025, këta shtetas kanë organizuar një tubim gjatë të cilit bllokuan, për disa minuta, rrugën në aksin rrugor Vlorë-Kuç, pranë kryqëzimit për në fshatin Velçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë:
•arrestuan shtetasin I. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
•referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. D., 27 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 27.09.2025, në fshatin Gjashtë, për motive pronësie ka kanosur shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 34 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I.L., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi nga këqyrja e celularit të tij, janë konstatuar të hapura faqe për lojëra fati.
-Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.S., 22 vjeç, banues në Peshkopi, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A.S., 29 vjeç; E.S., 25 vjeç, të dy banues në Shupenzë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin B.I., 26 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.E., 63 vjeç, banues në Peshkopi, pasi teksa drejtonte një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë ka aksidentuar lehtë një këmbësore, e cila pasi mori ndihmë mjekësore është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;
-F. Xh., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë;
-N. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjetën sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. V., 71 vjeç, pasi dje, në vendin e quajtur “Valas”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 27.09.2025, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar në lëvizje në aksin “Bradashesh-Elbasan”, një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë për ndalim. Drejtuesi, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar automjetin, por nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin. Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin E. M., në Komisariat, për verifikim. Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi E. M. ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale për ketë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve i referuan në Prokurori, për vlerësim.

Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. S., 41 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit Xh. Ç., 21 vjeç dhe D. M., 20 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. Q., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Lumall, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja E. Ç., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasi B. Xh., 65 vjeç, i ka shembur një pjesë të murit rrethues të oborrit të banesës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Koplik i Sipërm, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasit E. R., 31 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. S., 27 vjeç, si dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. R. dhe F. S., pasi dyshohet se në rrugën “Liman Kaba”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
•E. L., 36 vjeç, pasi në rrugën “Dora Distria”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas dhe ka kanosur dyshohet me një send të fortë një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
•arrestuan shtetasin M. Gj., 25 vjeç, pasi dyshohet për motive të dobëta ka përndjekur një shtetase;
•arrestuan shtetasin A. C., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5:
•arrestuan shtetasin V. P., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Ll. dhe S. V., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me armë gjahu, disa shtetas, me pretendimin se po prishnin qetësinë publike. Arma e gjahut me leje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin B. S.;
•referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas kallëzimit të shtetasit D. M., se për motive të dobëta është konfliktuar verbalisht me shtetasen G. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 31 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur disa veshje në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. C., pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin H. R.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasit L. B., 21 vjeç, A. K., 47 vjeç, B. G., 33 vjeç, dhe A. L., 41 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
•arrestuan shtetasin V. Gj., 34 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. L., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 28.09.2025, në bulevardin “Bajram Curri”, është dërguar në spital shtetasi i huaj M. H., 53 vjeç, banues në Bullgari, pasi ka patur shqetësime shëndetësore gjatë xhirimeve të një formati televiziv. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai ka dalë nga spitali.
•Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali.
Krujë – Më datë 28.09.2025,  shtetasi A.G, banues në fshatin Luzë, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.  Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. N., 34 vjeç, banues në Durrës, dhe J. Sh., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur;

Shtetasin anglez A. O., 28 vjeç, banues në Londër, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen te “Ura e Dajlanit”. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 25.09.2025 dyshohet se ka vjedhur disa produkte në marketin “Seventen”, në lagjen nr. 8, në pronësi të shtetasit M. C.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë natës ka vjedhur naftë në një motomjet, në lagjen nr. 5, Durrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. K., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë natës ka vjedhur një sasi nafte nga disa mjetet bujqësore në lagjen nr. 1, Kavajë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. M., 31 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij;

K. P., 51 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjete prerëse (thikë) shtetasin M. M., 61 vjeç, banues në Rraboshtë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 thika.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

K. M., 38 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, pasi, pas një konflikti të çastit në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, 76 vjeç, banues në Torovicë;

N. M., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi ka kallëzuar shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, se ky shtetas i kishte marrë me qira automjetin, e kishte përplasur në një aksident rrugor dhe nuk i ishte përgjigjur detyrimeve të përcaktuara në kontratë, duke e mashtruar.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

N. M., 43 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimore pa leje;

S. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Ishull Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait dhe kunatës së tij;

A. P., 57 vjeç, dhe V. P., 50 vjeçe, banues në Lezhë, pasi kanë bërë kallëzim të rremë, duke pretenduar se punonjësja e sigurisë pranë një institucioni arsimor nuk kishte bërë detyrën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. N., 19 vjeç, banues në Velipojë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Z. P., 75 vjeç, banues në fshatin Krajen, Lezhë, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi;

S. Z., 25 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, pasi në aksin rrugor dytësor Sanxhak–Laç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. Ll., 74 vjeç, banues në Mamurras. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Gj. Ll., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Mirditë – Shtetasi N. P., 69 vjeç, ka kallëzuar se në fshatin Bisak, Fan, Mirditë, në banesën ku nuk banon njeri, në pronësi të tij, ka konstatuar të dëmtuar derën e jashte të murit rrethues. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Milot

Kreu parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, ndëshkohet me masë administrative drejtuesi i automjetit dhe i zbriten 10 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqej një automjet duke kryer parakalim të rrezikshëm në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, kryen menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Nga verifikimet u identifikua drejtuesi dhe pronari i automjetit, shtetasi A. N., banues në Lezhë.

Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj për shkeljen e kryer, si dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Ç., 55 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Dishicë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

V. B., 51 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 61-vjeçar, për motive të dobëta;

E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 40-vjeçar, për motive të dobëta;

Xh. E., 36 vjeçe, administratore biznesi, pasi nga pakujdesia ka lënë hapur një rubinet uji, duke shkaktuar dëmtime në një biznes ngjitur;

D. A., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 73-vjeçar, për motive të dobëta;

K. H., 32 vjeç, banues në fshatin Lozhan, pasi në aksin rrugor “Maliq-Korçë” është kapur duke transportuar 18 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

J. M., 62 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi nga pakujdesia ka ndezur zjarr, duke u djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar. Dyshohet se 32-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit të riun, për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh shtetasit M. B., me të cilin po udhëtonte me furgon nga Selaniku në Pogradec.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. O., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në aksin rrugor “Korçë-Kapështicë” ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar lehtë 2 pasagjerë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. K., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kapën dhe ndaluan shtetasin F. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2:
-arrestuan shtetasin B. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 28-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin O. N;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 26 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. J dhe F. J., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur nipin e tyre dhe më pas i kanë dëmtuar automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. T dhe Z. T., pasi dyshohet se së bashku kanë ofenduar e kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Krujë referuan materialet për shtetasin në kërkim A. M., 33 vjeç, pasi me datë 19.09.2025, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin E. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin M. I., 50 vjeç, pasi automjeti që drejtonte dyshohet në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-arrestuan shtetasin E. D., 44 vjeç, pasi automjeti që drejtonte dyshohet në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H dhe K. S., pasi automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. H, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 27.09.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi S. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se një shtetas i panjohur prej tij e ka goditur me një send të fortë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

-Më datë 27.09.2025, në Kashar, në një lokal, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi G. I., 57 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohen penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.

-në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M., 25 vjeç, banues në Lushnjë dhe K. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi posedonin doza Cannabisi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. L., 33 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 69 vjeç;
-J. L., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 15 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”.

Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Koman-Shkodër”, u konstatuan 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin Xh. B., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme shtetasja I. H., banuese në Shkodër, ka konstatuar se i është dëmtuar goma e parë e automjetit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë

Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit E. H., 20 vjeçe, K. H., 24 vjeçe dhe I. K., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur një profil fals me të dhënat e një 18-vjeçare. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin B. B;
-A. P dhe B. P., pasi dyshohet se nuk iu janë bindur urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë;
-G. J dhe F. J., pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin;
-J. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte 2 shtetas;
-N. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Th. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin L. Gj., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas për motive të dobëta ka goditur një shtetas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. L dhe M. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. G., B. G dhe E. M., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një subjekt.Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar 38-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 26.09.2025, në rrugën “Dervish Luzha”, shtetasi E. Sh., 47 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte për shkak të një arresti kardiak. Si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

-Me datë 27.09.2025, rreth orës 07:30, shtetasi M. D., 40 vjeç, ka njoftuar sallën operative se në oborrin e banesës së tij në rrugën “Hysni Gërbolli” ka konstatuar një lëndë e dyshuar si lëndë plasëse, në gjendje të paplasur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

• B. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 26.09.2025, për motive të dobëta ka dëmtuar me një send të fortë, në pjesën e krahut, shtetasin E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë.

• L. D., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi D. H., 48 vjeç, se kjo shtetase e ka kanosur me fjalë si dhe ka vendosur materiale ndërtimi në pronën e tij.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.09.2025, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, për motive të dobëta, janë konfliktuar me fjalë dhe janë shtyrë fizikisht shtetasit A. M., 33 vjeç, dhe A. B., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. H., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në Orikum, në kantierin e firmës së ndërtimit me drejtor këtë shtetas, është konstatuar se po ndërtohej pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, ushtruan kontroll në fshatin Xarrë, Konispol, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Xarrë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Krujë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.
Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:
•E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.
Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Himarë/Vijon plani operacional policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kultivuan bimë kanabisi, në një zonë malore në territorin e Himarës, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas.

Asgjësohen 302 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve:

•R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;
•A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sasi bimësh narkotike në proces tharjeje me peshë 121 kg.

Vijon puna për lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dy autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Sh. Sh., 55 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin, pasi për motive pronësie ka penguar shtetasin V. Sh., 63 vjeç, që të kalonte në tokën e tij;

B. Z., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. Gjithashtu, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për ta.

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan, në një sipërfaqe toke publike në fshatin Vinjoll, 36 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Dje ka kallëzuar shtetasi M. C., 70 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, se në qytetin e Milotit i ka humbur portofoli me një shumë parash dhe dokumente personale. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• Sh. Sh., 55 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin, pasi për motive pronësie ka penguar shtetasin V. Sh., 63 vjeç, që të kalonte në tokën e tij;
• B. Z., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. Gjithashtu, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për ta.

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan, në një sipërfaqe toke publike, në fshatin Vinjoll, 36 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Dje ka kallëzuar shtetasi:
M. C., 70 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, se në qytetin e Milotit i ka humbur portofoli me një shumë parash dhe dokumente personale. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar më datë 22.09.2025, për goditjen e një rasti të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.

Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetas turk.

Sekuestrohen 3 celularët e këtij shtetasi.

Gjatë fazës së parë të operacionit “Space”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin V. S., 58 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Më datë 26.09.2025, shtetasi V. G., 43 vjeç, ka kallëzuar se në malin e Taraboshit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Malësi e Madhe/ Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gropa e Selcës, dyshohet që për shkaqe natyrore ka rënë zjarr në bujtinën në pronësi te shtetasit Y. P. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë
Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, municion luftarak dhe një palë doreza që njëri prej të arrestuarve i përdorte për të humbur gjurmët.
Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje të pronës apo pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione. Konkretisht:
•në kuadër të operacionit “Friday” u arrestua shtetasi A. Ll., 42 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 7 vjedhjeve, 5 biçikletave dhe në 2 subjekte ku ka vjedhur sende të ndryshme;
•në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestua shtetasi E. D., 29 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 28 vjeç. Më datë 14.09.2025, 29-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në subjektin e shtetasit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e shtetasit A. F.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Tiranë

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Shëtitësi”.

Si rezultat i një hetimi disajavor, më metoda speciale, dokumentohet veprimtaria kriminale e një 25-vjeçari të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh.

Arrestohet 25-vjeçari, si dhe sekuestrohen dhjetëra doza Cannabisi që posedonte ai, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas një hetimi disajavor, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, finalizoi operacionin policor “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë periudhës hetimore u provua se ky shtetas ishte i përfshirë në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabisi, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.

Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri dhe ua shiste emigrantëve të Vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument, vihet në pranga 22-vjeçari nga Begu i Fildishtë.

Në hetim 2 bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht shtetas shqiptar dhe shtetas nga Begu i Fildishtë.

Dokumentohen 7 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për disa raste të sigurimit dhe shitjes së dokumenteve false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Itinerari”.

Gjatë periudhës hetimore u dokumentuan 7 raste të veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin viza për të hyrë në Shqipëri dhe ua shitnin ato, emigrantëve nga Vendet e Treta, me 1000 euro për dokument.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u ndalua organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe u proceduan penalisht shtetasi Y. Z., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, në këtë fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.