Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 4”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas në kërkim, të dënuar me burgim, për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 4 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
-Xh. H., pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
-Y. S., 50 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj e 1 javë burgim, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin:
-B. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin:
R. A., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.