Elbasan
Plagosi me mjet prerës thikë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.