Raporti i ngjarjeve, 25 shtator 2025

Durrës

Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin.

Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.

Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Policia Rrugore

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban, gjatë 72 orëve të fundit, kanë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që:
-hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë. Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative;
-kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit;
-parkuan në mënyrë të parregullt. Njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.

Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës ju bën thirrje të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të qendroni në rradhë, të mos parakaloni në mënyrë të gabuar dhe të parkoni në mënyrë të rregullt. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

#sigurirrugore
#pritnërradhë
#respektonirregullat

Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., pasi dyshohet se për motive pronësie, është konfliktuar me shtetasin R. B;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 3 të mitur që dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin I. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-arrestuan shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin A. M., 37 vjeç, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”;
-shtetasin D. U., 48 vjeçe, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases M. S.;
-një 14-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me shuplakë, një bashkëmoshatar të tij;
-shtetasin R. K., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me shtetasin D. M.;
-shtetasit A. R. dhe V. R., pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H. dhe B. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin E. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 të mitur, pasi në rrugën “Demokracia”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi në Babrru, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin A. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të ish-bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin I. Gj., 33 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-shtetasin D. P., pasi në afërsi të pronës së tij, u konstatua gërmim, dyshohet i bërë në kundërshtim me ligjin;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një bashkëmoshatar të tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin F. Z., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shëngjin

Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit L. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi kanë marrë me qira dy automjete dhe nuk i kanë kthyer sipas marrëveshjes. Njëri prej automjeteve është gjetur në Tiranë. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për gjetjen e automjetit tjetër.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Gj. Gj., 81 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
✅ Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:
•L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;
•N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit B. D., 32 vjeç dhe F. G., 33 vjeç, banues në të dy në Vlorë, pasi dyshohen se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 22.09.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë goditur duke dëmtuar fizikisht shtetasin L. B., 40 vjeç, banues në Vlorë, i arrestuar nga Policia ditën e djeshme për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim në Prokurori, pasi më datë 24.09.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, si pasojë e një shkëndije elektrike te aspiratori, ka marrë flakë dhe është djegur një beach-bar, në administrim të shtetasit R. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 23.09.2025, në fshatin Metoq, Sarandë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Metoq.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.

Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.

Si rezultat i operacionit:
-u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;
-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi”;

-arrestuan shtetasin E. Z., 33 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. L., 57 vjeç, E. R., 38 vjeç, A. L., 35 vjeç, I. Z., 56 vjeç, R. M., 26 vjeç dhe F. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, . Nga kontrolli, të arrestuarit iu gjet 1 shkop gome.

Informacion paraprake:

-Mbrëmjen e djeshme, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur në lagjen nr. 13, këmbësorin, shtetasin A. K., 55 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi A. K. është në kujdesin e mjekëve në qëndrën Spitalore Universitare Tirane,aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

-Pasditen e djeshme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit B. R., 68 vjeç, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kërtushaj. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të Fotoksinës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi largimin nga banesa të një 17-vjeçareje, informojmë se e mitura u gjet dhe u kthye te familjarët, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. P., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. B., 26 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij tregtar (vendparkim automjetesh), rezultoi se ushtronte aktivitetin pa e paregjistruar në organet tatimore;
-F. V., 53 vjeçe, banuese në Malësi të Madhe, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ka aplikuar dy herë për dokumente identifikimi, me gjeneralitete të ndryshme. Vijojnë hetimet për rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 28 vjeç, A. F., 25 vjeç, dhe P. T., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi kanë dhunuar fizikisht shtetasin K. L., 27 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 30 vjeç, dhe Gj. Zh., 61 vjeç, pasi kishin kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ll., 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, pasi kanë kallëzuar shtetasit B. P., 44 vjeçe, dhe B. A., 54 vjeç, se shtetasi G. Ll. i ka shqetësuar me mesazhe dhe thirrje telefonike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 49 vjeç, banues në fshatin Badlonjë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje pasdite, është paraqitur në spital, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. T., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin D. Ç., banues në Libohovë, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 49 vjeç, banues në Përmet, mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se është konfliktuar me një nxënës, në ambientet e shkollës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në lagjen “Granicë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. 64-vjeçari po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-T. K., 37 vjeç, banues në fshatin Lavdar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-K. T., 26 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin T. D., 64 vjeç, banues në fshatin Mollaj, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. B., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka prerë 15 m³ lëndë drusore, në kundërshtim me ligjin, në fshatin Bode. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-një 13-vjeçar, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. Sh., 46 vjeçe, banuese në fshatin Starje, pasi ka goditur me send të fortë (gur), një 46-vjeçare, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, i mban automjetin një 43-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë

I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Ballsh, pasi në këtë qytet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasit V. B., 59 vjeç dhe A. G., 31 vjeç, përkatësisht administrator dhe shofer në një kompani për përpunimin e naftës, në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, dje, u dëmtua punonjësi i kompanisë, shtetasi Ll. K., 63 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. A., 26 vjeç, A. A., 21 vjeç dhe K. A., 30 vjeç, të tre banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe F. A., 40 vjeç, banues në Elbasan, përkatësisht administrator dhe punëtor në një kompani të nënkontraktuar për shërbime të lidhura me tensionin e lartë, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes gjatë punës me troko, ka rënë zjarr në fshatin Visokë. Si pasojë u dogjën 200 pemë ulliri.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë dhe për një 16-vjeçar, banues në Fier, pasi posedonin përkatësisht doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Bulqizë

Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38 vjeç, dyshohet se, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. K., 47 vjeç, me detyrë brigadier;

B. C., 62 vjeç, me detyrë teknik, të dy banues në Bulqizë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik në subjektin minerar.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Durrës

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.