Kukës/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Shërbimet e Policisë, në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të qarkut Kukës.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Kukës për edukimin në shkolla, në bashkëpunim dhe me stafet e shkollave 9-vjeçare “Avni Rustemi ” dhe ”1 Qershori”, në qytetin e Kukësit, “Xhafer Ollomani”, në fshatin Borje, “Beqir Hamza”, në fshatin Novosej, si dhe të shkollës së Mesem të Bashkuar në fshatin Shishtavec, në prani të psikologëve të shkollës dhe të oficeres së sigurisë.
Gjatë takimeve me nxënësit e klasave të 6-ta u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
✅Dhuna në përgjithësi;
✅Bullizmi dhe format e tij;
✅Shkaqet dhe pasojat e Bullizmit;
✅Siguria e nxënësve në internet.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë