Fier/Takime informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave

Fier/Takime informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.‍♂️

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Ndihmësspecialisti për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave “Halit Gremi”, “Trifon Prifti”, “Pinellopi Pirro” dhe “Liri Gero”.

Në fokus të këtyre takimeve ishin temat:
✅️ Dhuna në ambientet shkollore
✅️ Bullizmi dhe format e tij
✅️ Trafikimi i të miturve
✅️ Siguria dhe mbrojtja në internet

Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, video ndërgjegjësuese dhe fletëpalosje informuese.

Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.