Raporti i ngjarjeve, 24 shtator 2025

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Bazuar në videot e postuara në rrjetet sociale, për tre raste të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet verifikuese dhe kanë vendosur masat përkatëse administrative si më poshtë:

✅Është vendosur masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në Cërrik “;

✅Është vendosur masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 12 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në zonë kryqëzimi, në Bradashesh;

✅Është vendosur masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Sqarim i Policisë Kufitare të Policisë Rinas

Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se:

Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.

Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.

Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur te ushtrojne te drejten e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.

Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit e çekinit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin.

Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.

Sarandë/Informacion paraprak

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 26 vjeç, banues në Greqi, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjete sociale, në të cilën ka postuar fotografi të një 18-vjeçareje, me mbishkrime fyese.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin J. T., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj disa familjarëve të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka hedhur inerte në pronën e tij, jashtë kritereve dhe kushteve të përcaktuara në autorizimin që kishte marrë për këtë rast;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Q., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. Z., 33 vjeçe, pasi dyshohet se nuk ka transferuar në sistem, pagesat për shërbimin e energjisë elektrike që ka kryer një shtetase, në subjektin e 33-vjeçares;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë punës në kompaninë e ndërtimin që administron, ka rënë nga skela, punonjësi, shtetasi A. Ç., 43 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-E. T., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke gjeneruar zhurma me automjetin që drejtonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar lehtë, me mjet prërës (thikë), një 56-vjeçar. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”

Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17 vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, për denoncimin e hedhjes së disa mbetjeve në një tokë në fshatin Piskov, Përmet, bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer veprimet për rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin e shtetasit/ve përgjegjës për hedhjen e mbetjeve (bërsi rrushi).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “Granicë”, shtetasi Z. M., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

64-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia e Shtetit/Finalizohet në Shqipëri, një fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “Fingerprint”.

Operacioni “Fingerprint”, rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Operacioni u shtri në të dyja shtetet, për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane, të pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.

Kapet në Fier, 41-vjeçari që koordinoi veprimtarinë kriminale të organizatës.

Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, lokalizuan në Fier, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H. alias E. H.,, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier.

Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim.

Shtetasi E. H. alias E. H. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit, në Itali.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 22.09.2025, pas marrjes së një njoftimi lidhur me një konflikt në lagjen “24 Maji” (pamje të të cilit janë publikuar edhe në rrjete sociale), bënë të mundur ndalimin e shtetasit L. B., 40 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, me një mjet prerës (thikë), në dorë. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, ka rezultuar se shtetasi L. B. ka pësuar edhe dëmtime trupore, si pasojë e konfliktit me disa persona të tjerë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Po nga specialistët u referuan materiale në Prokurori dhe:
•u ndalua shtetasi në kërkim A. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
•u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 62 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, pasi më datë 23.09.2025, në fshatin Mifol, ka ndezur zjarr për të pastruar tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur mbi 300 rrënjë ullinj, pronë e 3 shtetasve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasen turke S. Ç., 38 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 22.09.2025, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj ushqimorë në një supermarket në lagjen nr. 3, Sarandë.
Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 51 vjeç, banues në Himarë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën Himarë – Vlorë, është përplasur me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen J. R., 29 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:
-A. S.(B.), 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer nëpërmjet thirrjeve telefonike, të afërmen e saj;
-E. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se një 24-vjeçareje, të cilës i ka hapur disa llogari false në rrjete sociale.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rasteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 23 vjeçe, si dhe shpallën në kërkim shtetasin B. Gj., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer blerje me kartëmonedhë false. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin D. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. D., 48 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin B. D;
-B. T., 35 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për ti paraqitur dokumentat e automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L, 49 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur komshien e tij;
-A. H., 24 vjeç dhe A. Sh., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-R. L., 31 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 29-vjeçari;
-A. K., 28 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin D. L. Gjatë kontrollit të banesës së 28-vjeçarit, iu gjet e iu sekuestrua një mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-një shtetase 16 vjeçe, pasi ka kallëzuar nëna e një 13-vjeçareje, se e proceduara ka goditur me grushte, të miturën. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
-shtetasen A. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase, me pretendimin se i ka para borxh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. B., 31 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin B. P.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. S., 56 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 34 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur një 45-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, rreth orës 12:00, në fshatin Shtyllë, ka rënë zjarr në një sipëfaqe toke dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me bimësi. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Kolonjë/Më datë 22.09.2025, në magazinën e shtetasit K. Z., 63 vjeç, në fshatin Barmash, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Maliq/Më datë 23.09.2025, në fshatin Strelcë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. Z., 79 vjeçe. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kamëz

Vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, identifikohet dhe kapet menjeherë pas krimit, 44-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.

44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, duke parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, procedohen penalisht 3 shtetas.

Bllokohen 3 automjetet.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në qytetin e Kukësit, 3 automjete që ishin bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.

Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit A. E., 20 vjeç, A. N., 26 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, banues në Kukës.

️Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

Lezhë

Pengoi qarkullimin e automjeteve në një rrugë me fluks lëvizjeje, duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht dhe i bllokohet automjeti.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, në rrugën “Kosova”, Lezhë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin F. M., 30 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, me qëllim që të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera dhe të qytetarëve. Në çdo rast, shkeljet do të trajtohen me masa administrative dhe/ose penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 47 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se nuk ka paguar një produkt që ka blerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Skrapar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 61-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj.

Procedohen penalisht 6 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriq, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh..

-në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim;

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. E., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi B. S., 55 vjeç, se vëllai i tij, shtetasi Xh. S., 58 vjeç, nuk zbaton marrëveshjen që kanë bërë për shkëmbimin e pronave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 38-vjeçares.

Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, pasi ka kallëzuar kushëriri i tij, shtetasi E. L., 32 vjeç, se shtetasi G. L. e ka kanosur dhe e ka fyer.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Sh., 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Sh., 21 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij 30 vjeçe, se ky shtetas i ka hapur një profil fals në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.