DVP Vlorë
32 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar penalisht dhe mbi 8000 masa administrative, nga kontrollet e Policisë Rrugore, gjatë muajit shtator.
Policia Rrugore në Vlorë dhe në Sarandë, prezente 24/7 në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave të shtuara për sigurinë rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar në akset urbane dhe zonat me lëvizje të shtuar të mjeteve dhe të këmbësorëve, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, xhamat e errësuar, taksitë dhe mjetet e transportit të nxënësve.
️ Gjatë 20 ditëve të para të muajit shtator:
• janë arrestuar/proceduar penalisht 32 drejtues mjetesh;
• janë vendosur 8183 masa administrative, ndër to 3416 për shpejtësi tej normave, 676 për mosvendosje të kaskës, 574 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 3517 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.