Dibër/Vijojnë takimet sensibilizuese në shkolla, për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.

Dibër/Vijojnë takimet sensibilizuese në shkolla, për rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë së Dibrës po vijojnë ciklin e takimeve informuese dhe edukative me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialisti i DVP Dibër për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe oficerët e sigurisë, në gjimnazin “Seit Najdeni”, në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti”, dhe në shkollën 9-vjeçare “Irfan Hajrullai”,  ku morën pjesë nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 10-ta.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e tyre, si:
•Dhuna dhe format e saj;
•Fenomeni i bullizmit, shkaqet dhe pasojat;
•Rreziqet dhe siguria në përdorimin e internetit;
•Rëndësia e respektit dhe komunikimit pa dhunë.
Për ta bërë takimin më të kuptueshëm dhe tërheqës, punonjësit e Policisë prezantuan materiale vizuale, video dhe foto ilustruese, ndërsa nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje informuese mbi sigurinë dhe mbrojtjen nga bullizmi.
Këto takime kanë si synim edukimin e brezit të ri me vlera qytetare, ndërgjegjësimin për rreziqet që mund t’i hasin dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, shkollës dhe familjes, për një komunitet më të sigurt.
#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt