♂️ “Siguria e të rinjve” në Tiranë.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar me takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Kryeqytet.
Ndihmës–specialistët për edukimin në shkolla të DVP Tiranë, në bashkëpunim me stafet pedagogjike dhe Oficerët e Sigurisë në shkolla, bashkëbiseduan me nxënësit për tema të ndjeshme dhe aktuale si dhuna, bullizimi, trafikimi i të miturëve apo siguria në internet.
Gjatë prezantimeve, punonjësit e Policisë shfrytëzuan materiale ilustrative, video dhe fletëpalosje informuese, duke i ofruar nxënësve shembuj praktikë mbi pasojat që sjell dhuna, bullizmi dhe keqpërdorimi i internetit.
Ky aktivitet synon të forcojë ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi mes Policisë, shkollës dhe familjes, për një mjedis më të sigurt.
#pranëjushnëçdokohë
#SiguriaPërTëRinjtë#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PoliciShkollë️