Mirënjohje e thellë përjetë atyre që mbrojtën jetën e qytetarëve me jetën e tyre
Me rastin e 30-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, Fran Piroli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, u zhvilluan homazhe te varrezat ku ai prehet, në fshatin Zhej, Kurbin, në nderim të tij.
Në ceremoni morën pjesë familjarët e tij, Shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, Komisar Ajet Begaj, si dhe kolegë dhe punonjës policie të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Me mirënjohje dhe respekt ndaj kujtimit të tij, ata vendosën një kurorë me lule.
Fran Piroli u vra në krye të detyrës më 21.09.1995.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!