Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 24 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi N. C., 26 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-P. D., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar një kioskë në pronësi të një 57-vjeçari;
-një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 13-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë”, u konstatuan 5 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 12 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Berat
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.
✅ Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
✅ Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️ janë ndëshkuar administrativisht 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ janë ndëshkuar 224 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ janë ndëshkuar 115 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ janë ndëshkuar 87 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ janë ndëshkuar 227 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ janë ndëshkuar 257 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ janë ndëshkuar 223 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor .
Himarë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Break in”, zbardhen raste të vjedhjes në 4 banesa në fshatrat e Himarës.
Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit.
Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.
Procedohet penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve intensive në terren, me fokus monitorimin e lëvizjes së shtetasve të dyshuar për krime kundër pronës dhe pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Break in”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë;
-D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë;
-K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht:
-më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;
-më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;
-më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;
-më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, N. B., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 21.09.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa artikuj ushqimore në një supermarket. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht shtetasin E. V., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. M., 27 vjeç, se në lagjen “Partizani”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta, ky shtetas e ka goditur me sende të forta.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. L., 27 vjeç, banues në Holandë, pasi u konstatua në rrugën “Sazani”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
✅Drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 38-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugor, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se aktualisht 38-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ll., 31 vjeç, pasi posedonte 1 përforcues grushti dhe 1 shkop metalik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.
Kallëzuan shtetasit:
-J. Gj., 60 vjeç, se më datë 20.09.2025, i ishte larguar nga banesa, djali i tij shtetasi G. Gj., 31 vjeç, i cili sipas deklarimit të 60-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit;
-A. P., 36 vjeç, se më datë 20.09.2025, i kanë vjedhur automjetin, të parkuar në afërsi të biznesit të tij, në fshatin Marinës, Belsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve.
Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”.
Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.
Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik i bën thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve:
Ndërpriteni menjëherë çdo formë ruajtjeje, shpërndarjeje apo qarkullimi të materialeve pornografike me të mitur.
Kjo është një vepër penale e rëndë, e cila dënohet deri në 10 vite burg. Ruajtja apo shpërndarja, edhe pa qëllim fitimi, përbën krim. Mos mendoni se veprimet online janë të padukshme – çdo klikim lë gjurmë dhe çdo shkelës i ligjit do të përballet me drejtësinë.
Për të gjithë të miturit që ndihen të shantazhuar, kërcënuar apo abuzuar në internet:
️ Mos heshtni! Flisni! Drejtohuni menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur, përkrahur dhe për të ndëshkuar autorët që përpiqen t’ju dëmtojnë. Heshtja mbron autorët, jo viktimat.
Operacioni “Gjurmët Digjitale” është një tjetër dëshmi e qartë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të krijuar një mjedis të sigurt për fëmijët dhe për të mbrojtur të ardhmen e shoqërisë nga krimet që zhvillohen në botën digjitale.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. K., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-L. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 22 vjeç dhe E. Ll., 33 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi të vogla Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan shtetasin A. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 17.09.2025, dyshohet se ka vjedhur me thyerje, në një automjet në Golem. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 52-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. A., banuese në fshatin Tilaj, pasi dyshohet se nga zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina bimore në tokën e saj, janë djegur disa pemë ulliri;
-E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një 41-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kartëmonedhat false”.
Bleu në market, me kartëmonedhë 100-euroshe false, identifikohet dhe kapet 36-vjeçari.
Në momentin e ndalimit iu gjet edhe një kartëmonedhë tjetër 100-euroshe, gjithashtu e falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte dhe kryente blerje me kartëmonedha eurosh të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kartëmonedhat false”.
Në kuadër të operacionit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi S. A., 36 vjeç.
Nga verifikimet dyshohet se ky shtetas kishte përdorur kartëmonedha 100 euroshe false për blerje në markete dhe dyqane.
Nga hetimet rezultoi se pak minuta para arrestimit, ai kishte blerë produkte në një market në lagjen nr. 12, me një kartëmonedhë tjetër 100 euroshe të dyshuar të falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. P., 64 vjeç, banues në fshatin Sheper, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte pa leje;
-V. K., 20 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi dyshohet se më datë 20.09.2025, në fshatin Ndëran, Zagori, ka vjedhur disa bagëti të imëta në stanin e shtetasit Th. K. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet i dyshuar i përdorur për vjedhjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës një 62-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. M., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh.. Si pasojë u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi M. Sh., e cila është në kujdesin e mjekëve.
Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Cakran”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. I., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. H. dhe me automjetin me drejtuese shtetasen M. S.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. H., i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Kamzë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza.
Arrestohen 2 autorët. Sekuestrohen dozat e lëndës.
Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Ç. Gj., 36 vjeç, pasi u kap duke transportuar 4.5 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-Z. M., 21 vjeç, pasi u kap duke transportuar 6 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën e Velipojës, shtetasja V. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. B. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët në automjetin me drejtuese shtetasen V. J.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
DVP Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Space”.
Vihen në pranga 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Procedohen penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, për një periudhë trejavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Space”.
Në kuadër të këtij operacion u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset kineze:
-M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 8028 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 5 kryetarë fshatrash.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 7073 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin V. V.; për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; dhe për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin P. H.
Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 780 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 175 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
DVP Tiranë/Sqarim
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit M. T., ju informojmë se:
Më datë 16.09.2025, në përmbledhjen ditore ndodhet njoftimi i dhënë për media, i cili gjithashtu është pasqyruar në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e mediave që, përpara se të publikojnë lajme që lidhen me Policinë, të kontaktojnë strukturat tona zyrtare për të marrë konfirmimin e informacionit, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet apo lajmet e pasakta.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
E. Ll., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 17, dhe S. Q., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin N. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 8, Durrës.
S. S., 32 vjeç, dhe E. B., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi janë konstatuar duke hedhur inerte afër koshave të mbeturinave, në Rrashbull, Durrës.
Sh. E., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe është futur në banesën e një 20-vjeçareje, banuese në lagjen nr. 14, Durrës.
A. Sh., 43 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit, pasi ky shtetas dyshohet se kishte qëlluar në banesë me armë zjarri, në ajër.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh nisën procedimin penal për shtetasit:
A. P., 47 vjeç, dhe V. Z., 47 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë I. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, për pasojë, ka dëmtuar 14 kokë bagëti të imta, në pronësi të Gj. K. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë edhe drejtuesi i automjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për V. B., 44 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar disa stola dhe karrige në shëtitoren e qytetit.
Korçë, më datën 20.09.2025, në lagjen nr. 10, aksidentalisht ka rënë zjarr në një ndërtesë të braktisur, ku si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
—-
Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në fshatin Polenë, është gjetur nga banorët e zonës, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. K., 25 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie.
Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie.
Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMW.
Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dje në lagjen “Gur”, Këlcyrë, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësoren, shtetasen A. K., 56 vjeçe, banuese në Këlcyrë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi E. Xh., është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 46 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
-Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në garazhin e shtetasit N. R., 67 vjeç, në fshatin Dervician, Dropull. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit H.M., 47 vjeç, dhe F.D., 41 vjeç, të dy banues në Berat, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
R.T., 27 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
V.B., 17 vjeç, banues në fshatin Veterrik, Berat, dhe M.D., 15 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.
O.P., 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori” ka aksidentuar një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A.S., 37 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për B.H., 36 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) K.Gj., 41 vjeç, banues në Berat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.
Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.
Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.
Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.
Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.
Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasit D.D., 70 vjeç, banues në Tiranë, dhe L.Sh., 58 vjeç, banues në Dibër, me detyra drejtues teknik dhe inxhinier, në një subjekt që kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selane, pasi dje, gjatë punës, është rrëzuar nga një lartësi shtetasi Q.M., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këto shërbime, u kap shtetasi në kërkim policor K.R., 22 vjeç, banues në Peshkopi, dhe më pas u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi me anë të mashtrimit, nuk ka paguar shërbimin taksi të marrë prej tij nga Tirana në Peshkopi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B.B., 62 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në degëzimin e fshatit Gjoricë, teksa drejtonte automjetin bujqësor “zetor”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin tip “Fiat”, që drejtohej nga shtetasi F.Xh., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët, pasi morën ndihmë mjekësore, u larguan në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”.
Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:
-M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.
Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasin A. N., 33 vjeç, pasi u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 raste, pasi dje:
në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën;
në lagjen “Fahri Ramadani”, shtetasi spanjoll M. G., 50 vjeç, gjatë qëndrimit në një banesë të marrë me qira, aksidentalisht është përplasur me xhamin e ballkonit të kësaj banese dhe ka rënë mbi copat e xhamit. Si pasojë ka pësuar disa dëmtime në trup dhe, pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal Shkodër, është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 56 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi u kap duke transportuar 9 m³ lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Vijon puna për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit P. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin P. T., 34 vjeç, banues në Korçë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.
B. L., 45 vjeç, banues në Kukës, sepse ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private, duke i publikuar foto në rrjetin social “TikTok”, një shtetaseje 31-vjeçare, banuese në Durrës.
Xh. B., 30 vjeç, banues në Lezhë, sepse ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në rrjetin social të shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Durrës, dhe me anë të kanosjes në rrjetin social “TikTok”, e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash.
M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti ka goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime të lehta shtetasit B. S., 29 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vinin baste nëpërmjet celularëve në një lokal, arrestohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Këta shtetas janë konstatuar në një lokal, në sektorin Hekurudha Plazh, duke vendosur baste sportive në telefonat e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore
Vijon puna intensive e shërbimeve të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.
Fokusi gjatë 48 orëve të fundit: monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë:
✅ 41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal;
✅ 71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët;
✅ 57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve me xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës.
Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe monopatinave që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në lëvizje. Respektimi i radhës në trafik, shmangia e manovrave të rrezikshme dhe respektimi i kushteve ligjore për qarkullimin në rrugë, janë detyrim për secilin.
#respektonirregullat
#qëndronërradhë
#qëllimiiPolicisësiguriajuaj
Tiranë
Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. Gj., 62 vjeçe, banuese në fshatin Omaraj, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 44 vjeç, banues në Rrjoll, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. Gj., 53 vjeç, Gj. Gj., 52 vjeç dhe E. Gj., 59 vjeç, të tre banues në Fushë-Arrëz, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. Gj., 59 vjeç, se këta shtetas e kanë penguar të hapë një kanal në anë të rrugës, për vendosjen e një tubi uji që e dërgonte te një fabrikë, me pretendimin se ishte pronë e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Medalioni”
U merrte me dhunë në rrugë varëset e floririt nga qafat e shtetaseve të ndryshme; identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Zbardhen dhe dokumentohen tre raste, ku 42-vjeçari u merrte me dhunë varëset e floririt nga qafat e shtetaseve.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë të këtij shtetasi, pasi dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, njëra nga varëset e marra me dhunë nga ky shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe pas kallëzimeve të bëra nga disa shtetase për vjedhje me dhunë të varëseve të floririt, intensifikuan veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe profesionale të kryera, u bë e mundur zbardhja e tre rasteve të denoncuara dhe identifikimi i autorit të dyshuar të këtyre rasteve.
Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Medalioni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. R., 42 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Ky shtetas:
më datë 21.08.2025, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 12, dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt shtetases L. T.;
më datë 10.09.2025, në të njëjtën lagje, duke kaluar vijat e bardha, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Sh. M.;
më datë 15.09.2025, dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen e floririt shtetases O. A.
Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, varësja e shtetases O. A.
Vijon puna për gjetjen e varëseve të tjera, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
B. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. A., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e një 74-vjeçari;
një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. Xh., 64 vjeçe, e cila në banesë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh. Aktualisht, 64-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Korçë – Më datë 20.09.2025, në një dhomë hoteli ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetësja M. D., 52 vjeçe, banuese në Lezhë. Kjo shtetase ka deklaruar se prej disa ditësh, ky shtetas e ka kërcënuar me mesazhe telefonike dhe telefonata, pas ndarjes që ka pasur, rreth dy muaj më parë, me vajzën e saj.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për “Vlerësim”, pasi në fshatin Mabë, Lezhë, ka rënë zjarr në një mullar me bazë ushqimore për bagëtitë, ku janë djegur disa dëngje bari, në pronësi të shtetasit A. Ll., 39 vjeç, banues në fshatin Mabë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shëngjin – Më datë 19.09.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është sjellë nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi S. S., 70 vjeç, banues në Suedi. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arrest kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
✅️Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihet në pranga 35-vjeçari i cili u kap me doza kanabisi me vete.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh. (B)., 35 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 28 vjeç, banues në Fier, pasi posedonte doza kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur pjesërisht disa rrënjë ulliri në pronësi të shtetasve të tjerë;
-S. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me vetgjyqësi i ka marrë celularin një shtetaseje për shkak të një borxhi të pakthyer;
-A. B., 30 vjeçe, banuese në fshatin Kallm, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 32 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Karbunarë, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin në pronësi të një shtetasi 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Goditen edhe dy raste të tjera të tentativës për futje të mallrave kontrabandë
Tentuan të kontrabandonin veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme nga Greqia; kapen në flagrancë dhe vihen në pranga nga Policia Kufitare, 2 shtetas.
Sekuestrohen veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë:
1- autobusin me drejtues shtetasin O. H., 48 vjeç, banues në Korçë;
2- automjetin me drejtues shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në Elbasan.
Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit dhe të automjetit që këta shtetas drejtonin, u gjetën veshje të ndryshme, produkte ushqimore dhe konfeksione, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë të dy shtetasit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Shpërdhet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”.
U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari.
Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”.
Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u krye arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Fier
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.
Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Gj., 63 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shuma të ndryshme parash 2 shtetasve;
-A. S., 33 vjeçe, pasi gjatë një kontrolli në klinikën në administrim të saj disa produkte pa pullë fiskale të dyshuara mallra kontrabandë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. N., 23 vjeç, pasi në Bathore, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin A. A, 20 vjeç, e cila e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. F dhe N. A, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Z, pasi dyshohet se ka marrë një shumë parash në subjektin ku punonte;
-shpallën në kërkim shtetasin Xh. N(K), pasi dyshohet se ka kanosur një 25-vjeçare, nëpërmjet celularit. Punohet për shoqërimin e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin F. K., pasi dyshohet se ka kanosur një 29-vjeçar, nëpërmjet celularit. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. J, pasi në pronën e tij në Surrel, u konstatua dule hedhur dhera, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. V., 51 vjeç, pasi për motive pronësie ka kanosur shtetasin H. H;
-L. M., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin Z. K. Gjatë kontrollit të banesës së 30-vjeçarit, iu gjet një mjet prerës(thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. A., 27 vjeç, pasi ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për shmangien e tij e shoqërimit të tij në Komisariat, i cili dyshohet se kishte vjedhur një shumë parash në banesën e familjarëve të tij;
-referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të mitur, pasi gjatë kontrollit fizik, secilit i është gjetur një mjet prerës thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi në Krujë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. K(punonjës policie jashtë detyre), i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit F. H., 31 vjeç dhe B. G., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues F. A., 35 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. A, si janë dëmtuar 2 pasagjeret e tij shtetasit A. B., 18 vjeç dhe M. H., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin D. Gj., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur;
-ndaluan shtetasin K. P., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale ”Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
-arrestuan shtetasin G. L., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-më datë 19.09.2025:
-në Rrugën e Elbasanit, është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, gjatë kohës që po punonte, shtetasi S. L, 60 vjeç, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta, pa rrezik për jetën;
-shtetasi D. K, kallëzoi se është goditur me grushte nga 2 shtetas të paidentifikuar. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit;
-shtetësja A. M, kallëzoi se i është hapur një profil fals në rrjetet sociale me gjeneralitete dhe foto të saj dhe e kërcënon me mesazhe se do i denigroj imazhin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Time” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, në kërkim për 2 vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Time”, kanë ushtruar kontrolle për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Kastriotët”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. K. (H.), 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, e ka dënuar këtë shtetas me 1 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.