Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shuma të ndryshme parash 2 shtetasve;
-S. P., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë administratoren e një rezidence studentore, me qëllim akomodimin e vajzës së tij, në këtë ambient.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-një të mitur 16 vjeç, pasi përreth vendit ku po qendronte 16-vjeçari, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Kanabisi dhe një shumë parash;
-P. H, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, i gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike Kanabisi;
-I. L, S. M dhe L. Ç, pasi gjatë kontrolleve secilit prej tyre iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokaine.
-B. Xh, pasi gjatë kontrollit, iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi e vogël kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin Sh. G, 51 vjeç, e cila e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V, pasi në fshatin Musheta, nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe me shkurre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K dhe E. Rr, si dhe shpallën në kërkim shtetasit A. D dhe D. D, pasi në Rrugën e Elbasanit, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., pasi dyshohet se ka kanosur pronaren e lokalit që ka me qira, ambient të cilin refuzon ta lirojë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L, pasi në anë të mashtrimit ka blerë një aparat celular me keste në emër të shtetasit G. S;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. C dhe A. S, pasi për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H, pasi për motive të dobëta ka kanosur me një mjet të ftohtë një 24-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, me anë të të cilit ka kanosur një shtetas;
-shpallën në kërkim shtetasin D. M., pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me disa shtetas, ka kanosur njërin prej tyre, me një send në dukje armë zjarri. Punohet për kapjen e shtetasit D. M., si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin G. Sh, 43 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z, 38 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit H. Sh dhe O. Sh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta, në rrugën “Ali Gjuzi”. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur komshien e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. Gj., 37 vjeç, pasi në fshatin Priskë, dyshohet se ka kryer punime ndërtime, pa leje;
-arrestuan një 14-vjeçar që dyshohet se më datë 18.09.2025, ka vjedhur një mjet elektrik, ndërsa më datë 15.09.2025, ka vjedhur një monopatinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua monopatina;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 67 vjeç, pasi bazuar në një video të publikuar në rrjete sociale, dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka dëmtuar me automjet, portën e një shkolle;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Xh, 21 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R si dhe shpallën në kërkim shtetasin K. P., pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte një 45-vjeçar si dhe i kanë dëmtuar biznesin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. D., 42 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në pallatin për ndërtimin e të cilit është nënkontraktuar, ka rënë aksidentalisht nga lartësia, shtetasi N. M., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin e mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës një 16-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin P. T., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik:
-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit S. B., 37 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa leje, një objekt, në fshatin Rrasë, me qëllim përfitimin;
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa sende shtëpiake, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhenie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Ç., 75 vjeç dhe Q. D., 64 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Librazhd/Më datë 17.09.2025, shtetasi A. C., 59 vjeç, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:
•arrestuan shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Gjashtë, pasi në rrugën “Kristali”, në Ksamil, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. O., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
•referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë një të mitur 16 vjeç, pasi duke drejtuar një skuter elektrik, pa leje drejtimi, në fshatin Metoq, ka përplasur një të mitur 4 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri 4-vjeçar, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, është larguar për në banesë.
•referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin L. V., 84 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. K., 21 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 38 vjeç, pasi në Ksamil, në afërsi të banesës së tij, ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi në pronë publike, pa lejen përkatëse;
-S. K., 69 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar një sipërfaqe toke përreth banesës së tij;
-E. S., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. Sh., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 19-vjeçar dhe ka dëmtuar skuterin e vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., banues në fshatin Bularat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi K. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të autobusit dhe ka përplasur një shtyllë ndriçimi. Nga aksidenti u dëmtua lehtë 64-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në rrugën “Kole Heqimi”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 25 vjeç, dhe D. K., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Si pasojë e përplasjes së automjeteve që drejtonin këta shtetas, me njëri-tjetrin dhe me 2 automjete të parkuara, u dëmtua shtetasja M. H., 64 vjeçe, cila vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Y., 64 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, sepse dje, është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente, një shtetase 18 vjeçe. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se dje, në Shirokë, i ka vjedhur çantën një shtetasi të huaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi u kap duke transportuar 9 m3 lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Y. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur naftë në një kamion në fshatin Synej.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Gj., 41 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se nuk ka kthyer një automjet të marrë me qira, për të cilin nuk ka paguar.
Dje, kallëzoi shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në Rrogozhinë, se ishte larguar nga banesa, dyshohet drejt Greqisë, bashkëshortja e tij, shtetasja E. C., 31 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Identifikohen 2 shtetas që kryenin paligjshmëri në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”.
Procedohet penalisht pronari i ambientit.
Sekuestrohen një sasi Kokaine, 1 celular me të cilin viheshin baste sportive dhe disa mjete identifikimi.
Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, të kryera në kuadër të operacionit “Multiple”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin R. U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”;
-shpallën në kërkim shtetasin E. P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij (lënë në ambientet e lokalit), u gjet një sasi Kokaine. Punohet për kapjen e shtetasit E. P.(T.);
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit të vënë në dispozicion të këtyre paligjshmërive, shtetasin I. K., 32 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin R. H., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga dënimi me burgim i dhënë nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 19 ditë burgim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.C., 66 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në Maqellarë, teksa drejtonte automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi A.V., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të lënduar lehtë shtetasja M.V. dhe një fëmijë i mitur (pasagjerë), të cilët, pasi morën ndihmë mjekësore, u larguan në banesë.
-U referuan materialet edhe për një shtetas 15-vjeçar, i cili u kap në qytetin e Peshkopisë duke drejtuar një automjet tip “BMW”, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetasin K.R., 22 vjeç, banues në Peshkopi, pasi me anë të mashtrimit ka porositur një taksi nga Tirana për në Peshkopi dhe më pas nuk ka paguar faturën e shërbimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi ditën e djeshme, në fshatin Rripë, shtetasi A.K., 84 vjeç, duke udhëtuar për në banesën e tij me kafshë pune (kalë), është rrëzuar aksidentalisht dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme, shtetasi A.D., 50 vjeç, punonjës në një subjekt minerar, gjatë punës është rrëzuar aksidentalisht duke pësuar lëndime trupore. 50-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.
Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
-I arrestuari për rastin e parë, tentoi të korruptonte efektivët, për të mos kryer testin e alkoolit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-I proceduari për rastin tjetër, tentoi t’i korruptonte punonjësit për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste:
-u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ai iu ka ofruar shërbimeve, 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit;
-u procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi iu ka ofruar shërbimeve, 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për kalim të gabuar në semafor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit apelon sërish, për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, dhe iu garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Kukës
Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë.
Punohet për kapjen e shtetasi D. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lushnjë/Kontrolle të vazhdueshme, për goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike.
✅️Me armë sportive pistoletë, në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 23-vjeçari.
✅️Arrestohet 1 shtetas që siguronte lëndë narkotike Kokainë dhe e shiste në doza, në Lushnjë.
Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. V., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë spotive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-O. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi posedonte 12 doza Kokaine, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 67”.
Kapet në rrugën “Teodor Keko” dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje.
Në momentin e ndalimit, 28-vjeçari posedonte një kartë identiteti italiane false.
Vihet në pranga dhe shtetasi që shoqëronte dhe transportonte 28-vjeçarin, me motomjet.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 67”, gjatë të cilit u kap në rrugën “Teodor Keko” dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim me vendimin e vitit 2024, të Gjykatës së Shkodrës, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasi A. B. iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga, për përkrahje të autorit të krimit, shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqëronte shtetasin A. B., në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. S. transportonte shtetasin A. B., me motomjet, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër që bëri ekzekutimin e urdhrave për ndalimin e shtetasit A. B. dhe arrestimin e shtetasit A. S..
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.