Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër
Duke marrë indicie nga një postim në rrjetin social Facebook, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër filluan verifikimet dhe si rezultat u identifikuan personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Duke qenë se kishte dyshime se ishin të përfshirë edhe punonjës policie, është kërkuar bashkëpunimi i strukturave Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, në bashkëpunim me AMP-në, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat e dyshuar dhe dëshmitarë në ambientet e DVP Gjirokastër.
Në vijim të hetimeve për këtë rast, në zbatim të urdhrave të prokurorit:
-u vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën;
-u vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. 46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2;
-u shpall në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë (të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale), pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor P. B., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Inspektor A. A., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Më tej, me qëllim trajtimin e plotë ligjor dhe të paanshëm të këtij rasti, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë.
E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.
Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Apel për kujdes, për të mos rënë pre e mashtrimeve online.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.
Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese.
Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.
Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online.
Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, një fokus i veçantë i është kushtuar rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe dhënien e përparësisë për këmbësorët.
Gjithashtu, janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të siguruar përmbushjen e kushteve teknike dhe ligjore të këtyre mjeteve.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.
️ Gjatë periudhës 1-17 shtator 2025:
janë arrestuar 20 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;
Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i angazhimit të strukturave në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente, janë ndëshkuar me masa administrative, 5849 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:
•1021 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•961 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•365 drejtues, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
•1287 drejtues, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•452 drejtues, për ndalim ose pushim në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•264 drejtues mjetesh, për përdorimin e xhamave të zinj;
•325 drejtues, për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•823 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kallëzojnë çdo rast të shkeljes së tyre, në numrin pa pagesë 112.
#PoliciaRrugoreElbasan
#Kontroll24_7
#ZbatoRregullat
#SiguriaENxënësve
⚠️ #StopShpejtësisë #StopAlkoolit #StopCelularit
✅ #VendosRripin #VendosKaskën
#RespektoKëmbësorët
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin E. S., 28 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. A., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 39-vjeçare, si dhe nëpërmjet celulari ka kanosur dhe ofenduar atë dhe familjarët e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Rr. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash shtetasit Y. K;
-P. K., 65 vjeç, pasi dyshohet se ka shitur një apartament dy herë, në periudha të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasin A. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se ka goditur fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin A. P., 34 vjeç, me profesion gazetar i një emisioni investigativ.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. K, 41 vjeç, pasi ka kanosur xhaxhain e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi H. M dhe K. M, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasen Xh. H., 27 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 22-vjeçareje. Punohet për shoqërimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash gjatë kohës që udhëtonte me taksi drejtuesit të taksisë shtetasit Sh. C. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 41-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., pasi dyshohet si autori i vjedhjes një shume parash në një dyqan. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare;
-B. L., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur dy automjete të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes;
-H. K., pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur një 45-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin e mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende materiale në banesën e shtetases A. M.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. B., 56 vjeç, pasi me automjetin që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale me automjetin me drejtues Xh. Sh.
-Më datë 17.09.2025, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në rrugë shtetasi E. H., 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Rreth orës 00:50, është dërguar për mjekim në spital shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në gjendje të dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvritet. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:10, në Bathore, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë punëtori, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, duke dalë nga banesa;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në rrugën “Adria”, autobusi që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. J., 46 vjeç, E. M., 38 vjeç, dhe A. A., 58 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-B. R., 18 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës;
-një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policsë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. H., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke një 57-vjeçareje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.
Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit, dhe 2 shtetas, për moskallëzim të krimit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:
-në territoret e njësive administrative Shosh dhe Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 3092 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarët e fshatrave Gimaj, Vuksanaj dhe Nicaj, shtetasit P. Sh., K. Gj. dhe M. M., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; për shtetasin P. D., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.”
-Në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Shkodër, gjetën dhe asgjësuan 1274 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. M., 57 vjeç, R. M., 30 vjeç, dhe R. M., 24 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë që kishin në përdorim, e vënë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarët e fshatrave Bajzë dhe Hot, shtetasit P. K. dhe A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; për shtetasin P. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
-Në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 273 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë një shtetase 8 vjeçe, e cila mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 54 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në fshatin Shkodër, pasi u kap duke transportuar 12 m3 lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacione paraprake
Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
–
Rreth orës 15:00, në rrugën “Kole Heqimi”, shtetasi E. G., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. dhe me dy automjete të parkuara.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. H., 63 vjeçe, ( këmësore), e cila është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
DVP Vlorë
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga 41-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vlorë.
Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë finalizuan një tjetër goditje në këtë fushë.
Si rezultat, u arrestua shtetasi V. S., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit personal dhe të banesës së tij, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri.
U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. R., 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në kantierin e prodhimit të materialit për asfaltim, që është në pronësi të tij, ka ndotur ajrin përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 52 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me fjalë me shtetasin M. K., 63 vjeç, dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu, me qëllim kanosjen e tij. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 52-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. L., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-A. A., 63 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 57 vjeç;
-A. J., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 19 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon në 23 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar për këtë vepër penale.
Drejtonte kamionin duke përdorur aparatin celular, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës, dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.
Procedohet penalisht 24-vjeçari A. A., banues në Kosovë.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan në aksin “Tiranë–Durrës”, drejtuesin e një kamioni që po përdorte celularin gjatë lëvizjes.
Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.
Si rezultat i operacionit:
-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;
-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.
Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.
Në kuadër të operacionit:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.
-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;
-u shpall në kërkim shtetasi A. J.
Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112