Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Episodi”.
Mbrëmjen e datës 5 shtator, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, lokalizohet dhe kapet 47-vjeçari.
I ndaluari, i dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje.
Në pranga dhe nipi i tij, i pranishëm gjatë konfliktit në lagjen nr. 5, pasi nuk kallëzoi krimin.
Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në rastin e datës 05.09.2025, rreth orës 21:00, në lagjen nr. 5, Kukës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit H. A. (nga të shtënat nuk pati të dëmtuar), specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës finalizuan operacionin “Episodi”.
Gjatë operacionit u ndalua autori i dyshuar, i identifikuar menjëherë pas ngjarjes, shtetasi F.(U.) D., 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjithashtu, u arrestua djali i motrës së 47-vjeçarit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli” shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 28 vjeç, pasi i gjetën një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit B. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur të moshave 14 vjeç dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa materiale shkollore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin G. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si ka shkuar në banesë në shkelje të urdhërit të mbrojtjes që kishte babai ndaj tij;
-arrestuan shtetasin M. N., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” iu gjet një shkop metalik;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. R., 55 dhe F. B, 39 vjeç, pasi kanë kanosur 2 shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Q., 57 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur interte në një sipërfaqe toke, pa patur dokumentacion përkatës;
-K. K., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur shtetasin P. A, i cili mori ndihmë mjekësore në spital;
-A. K., 42 vjeç, E. Gj., 49 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeç, pasi 42-vjeçari dhe 49-vjeçari kanë mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e një subjekti, ndërsa shtetasi A. Gj., gjatë kohës që 2 shtetasit kanë qenë duke dhënë sqarime në Polici, ka hequr me vetëgjyqësi, shiritin që kishin vënë punonjësit e Policisë, te subjekti, si dhe ka montuar një qepen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 18 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 42 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. H dhe H. H, familjarë, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 34 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhërin e punonjeses së Policisë Bashkiake, për të lëvizur automjetin të parkuar në menyrë të parregullt;
-shtetasin E. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;
-Gj. Sh, E. H, A. R, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-T. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Sh, 36 vjeç, H. F., 59 vjeç, Q. M., 61 vjeç dhe A. C., 49 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F. Sh, u konstatuan të hedhura një grumbull dherash, pa dokumentacion përkatës, si dhe 3 automjete me drejtues shtetasit H. F, Q. M dhe A. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit nuk i ka kthyer një shumë parash që i detyrohet shtetasit A. S.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit B. D. 43 vjeç dhe B. D., 35 vjeçe, bashkëshortë, të dy banues në Korçë, pasi dje, vajza e tyre 16-vjeçe dhe gazetarë të një emisioni investigativ që po trajtonin rastin, kanë deklaruar se 2 të proceduarit e kanë detyruar të miturën, të lidhë fejesë. Veprimet procedurale me të miturën u kryen në prani të psikologes dhe punonjëses sociale dhe në përfundim të tyre ajo u pajis me urdhër të mbrojtjes së menjëhershme dhe u dërgua në një qendër të posaçme për trajtimin e vajzave/grave të dhunuara.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. B., 56 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. G, dhe më pas 56-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për kryerjen e testit të alkoolit. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin E. H., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. R., 34 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark” me motomjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. Xh, e cila pas marrjes së mjekimit, kaloi për në banesë. Gjithashtu, nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me automjetin që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizste shtetasi A. Z, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 16.09.2025, kallëzuan shtetasit:
-S. P, se nëpërmjet rrjeteve sociale i kanë dërguar mesazhe me përmbajtje fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;
-A. N, se në rrjete sociale është hapur një profil fals në emër të shkollës ku punon, dhe postojnë shprehje ofenduese për nxënësit dhe stafin pedagogjik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-M. K, se gjatë natës i kanë vjedhur disa pajisje pune dhe një shumë parash në biznesin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, u konstatuan 6 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 6 000 deri në 12 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet si bashkautor i kultivimit të 180 bimëve narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qeshor.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, pasi dyshohet se dje, në fshatin Kosmaç, ka thyer xhamin e vetratës së dyqanit të shtetasit A. V., 38 vjeç dhe ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, në Shkodër, pasi dje, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. V., 43 vjeç, banues në fshatin Oblikë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi E. V. dhe djali i tij, që udhëtonte me të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 43 vjeç, dhe Z. B., 58 vjeç, të dy banues në Shkodër, fqinjë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Trush, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi E. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
-Më datë 16.09.2025, ka kallëzuar shtetasi A. H., 50 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një sasi floriri në banesën e tij, në fshatin Gruemirë-Çezmë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. E., 20 vjeç dhe M. Dh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 35 vjeç, dhe i ka dëmtuar derën e banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe proceduan në gjëndje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasin A. Sh., 33 vjeç si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit E. H., 20 vjeç, A. A., 60 vjeç, dhe O. A., 25 vjeç, banues të gjithë në Vlorë. Pasi më datë 16.09.2025, ora 21:00, për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në një dyqan, në lagjen “1 Maji” si dhe nga veprimet e kryera për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ka rezultuar se shtetasi A. Sh. ka kanosur me një armë sportive shtetasin A. A.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, dhe F. S., 53 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, pasi më datë 15.09.2025, në fshatin Rexhepaj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. S., ka kanosur me fjalë shtetasin D. M., ndërsa ky i fundit e ka dëmtuar me sende të forta. Si pasojë, shtetasi F. S. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. J., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës; kapet dhe arrestohet 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen e vjetër të qytetit, është konstatuar nga patrulla e Policisë duke bërë manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë është ndërhyrë dhe është ndaluar automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës për shoqërimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin N. N., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Xh., L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. A., 63 vjeç, dhe E. M., 65 vjeç, pasi 65-vjeçari kishte punësuar 63-vjeçarin, për të kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (dru), një 47-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. D., 37 vjeç, banues në Devoll, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. X., 39 vjeçe, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që kjo shtetase administron, u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me medikamente pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Malësi, Lezhë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë nga banesa. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 72 vjeç, banues në Mirditë, pasi ka pushtuar një subjekt tregtar në pronësi të shtetases P. Gj., 61 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. L., 32 vjeçe, banuese në, Laç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetuesit të saj.
Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan në një sipërfaqe toke publike, në fshatin Vinjoll, 103 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kurbin/ Më datë 16.09.2025, rreth orës 22:30, shtetasi O. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i dytë i një pallati. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 51 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive;
-E. M., 56 vjeç, dhe B. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Durrës.
Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2024, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tropojë
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim mbrëmjen e djeshme, se një turist holandez, duke eksploruar zonën me disa turistë të tjerë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, kishte rënë nga një terren i thepisur malor.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe të Kosovës, janë nisur bashkë me helikopterin e ushtrisë, drejt adresës së dhënë.
Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë ndërprenë punën për shkak të errësirës. Kërkimet vijuan më pas në orët e para të mëngjesit, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit.
Rreth orës 05:30, nga ekipi i kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit holandez F. D., 27 vjeç, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B. Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.