Bulqizë
Nuk sistemoi ngarkesën në automjet, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit.
Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, ku shfaqej një automjet në qytetin e Bulqizës duke transportuar, në dukje, mbeturina, ngarkesa e të cilit nuk ishte sistemuar siç duhet dhe për pasojë një pjesë e saj kishte rënë në tokë, shërbimet e Policisë kryen menjëherë verifikimet për rastin.
Si rezultat i verifikimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi F. M., banues në Bulqizë, i cili, në zbatim të nenit 162 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me gjobë në vlerën 2 000 lekë.
Policia Rrugore e Dibrës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.