Bëhu pjesë e Policisë së Shtetit, apliko për “Patrullë të Përgjithshme

Shërbe për qytetarët, kontribuo për sigurinë!

Të jesh pjesë e Policisë së Shtetit do të thotë të shërbesh për komunitetin, të ndihmosh të mbrohet jeta dhe rendi, si dhe të kontribuosh për një shoqëri më të sigurtë.

Thirrje për të rinjtë dhe të rejat shqiptare!

Kolegji Profesional i Policisë ka hapur aplikimet për “Patrullë e Përgjithshme”.

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e misionit tonë për siguri dhe shërbim ndaj qytetarëve!

Aplikimet kanë nisur më 1 shtator dhe mbyllen më 21 shtator.

#PoliciaeShtetit #PatrullaePërgjithshme #Siguria