Durrës
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:
N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Nuk sistemoi ngarkesën në automjet, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit.
Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, ku shfaqej një automjet në qytetin e Bulqizës duke transportuar, në dukje, mbeturina, ngarkesa e të cilit nuk ishte sistemuar siç duhet dhe për pasojë një pjesë e saj kishte rënë në tokë, shërbimet e Policisë kryen menjëherë verifikimet për rastin.
Si rezultat i verifikimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi F. M., banues në Bulqizë, i cili, në zbatim të nenit 162 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me gjobë në vlerën 2 000 lekë.
Policia Rrugore e Dibrës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.
Shërbe për qytetarët, kontribuo për sigurinë!
Të jesh pjesë e Policisë së Shtetit do të thotë të shërbesh për komunitetin, të ndihmosh të mbrohet jeta dhe rendi, si dhe të kontribuosh për një shoqëri më të sigurtë.
Thirrje për të rinjtë dhe të rejat shqiptare!
Kolegji Profesional i Policisë ka hapur aplikimet për “Patrullë e Përgjithshme”.
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e misionit tonë për siguri dhe shërbim ndaj qytetarëve!
Aplikimet kanë nisur më 1 shtator dhe mbyllen më 21 shtator.
#PoliciaeShtetit #PatrullaePërgjithshme #Siguria
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “25 Nëntori”, ka prishur qetësinë publike, duke qarkulluar me automjet që shkaktonte zhurma;
-L. Xh., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur xhaxhanë e tij, për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 37 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., 28 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive të dobëta;
-A. H. dhe B. H., pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 11.09.2025, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren M. M., 63 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja M. M. ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, banues në fshatin Bishan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë sportive të cilën e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar se në rrugën “Idriz Alidhima”, me motomjetin e tij ka shkaktuar zhurma shqetësuese si dhe gjatë kontrollit personal iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan
Kapet dhe vihet në pranga një 44-vjeçar në kërkim, i dënuar me burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 37 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. P., 47 vjeç, A. D., 38 vjeç dhe P. D., 36 vjeç, të tre banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Çlirimi”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. V., 62 vjeç, L. F., 68 vjeç, M. F., 64 vjeç dhe F. Ç., 66 vjeç, të gjithë banues në fshatin Klosë, pasi dyshohet se kanë pushtuar një sipërfaqe toke në këtë fshat;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm të rastit të dëmtimit dyshohet aksidental të shtetasit P. H., 40 vjeç, gjatë punës në një mobilieri në Ballsh. I dëmtuari mori mjekim dhe u largua në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. O., 48 vjeçe, banuese në Itali, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi po kryente punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga institucioni kompetent.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 46 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi dyshohet se ka prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Mali i Topojanit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin S. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Ll., pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth shpallën në kërkim shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në fshatin Theth, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, gomat e dy automjeteve që përdoreshin nga shtetas të huaj.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën shtetasin në kërkim H.D., 60 vjeç, banues në Klos, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F.H., 29 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht në fytyrë një 47-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.N., 18 vjeç, banues në Burrel, pasi ditën e djeshme, në qytetin e Burrelit, duke drejtuar një motomjet pa targa, pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me një automjet. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin J. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një 52-vjeçari, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 5, Pogradec.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një 42-vjeçare dhe e ka kanosur me fjalë atë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 53-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. J., 53 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.
Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.
Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.
Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka goditur me send të fortë shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë;
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin Gj. D., 82 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. H., 69 vjeç, banues në Lezhë, se shtetasi Gj. D. i ka dëmtuar telin rrethues të pronës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. V., 62 vjeç dhe R. V., 58 vjeçe, banues në fshatin Skuraj, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së djalit të tyre, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë punës në subjektin e tij (gomisteri), shtetasi Xh. V., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Q. K.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.