DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar për vjedhje në bashkëpunim.
Në pranga edhe 2 shtetas të dënuar për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
•D. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Po në kuadër të këtyre kontrolleve, u ndaluan edhe dy shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Vlorë, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, konkretisht:
•F. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 4 muaj burgim.
•L. B., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 muaj burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për të tre rastet.
https://youtu.be/WSJN8xipXCw