DVP Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim

DVP Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij, të asgjësuara nga Policia, më datë 28.08.2025;

-F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Këta specialistë arrestuan në flagrancë dhe shtetasit L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, banues në Cakran, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Dh. D., 52 vjeç, banues në fahatin Shën Pjetër, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka prishur me vetëgjyqësi, gardhin rrethues të tokës së shtetasit A. Ll.;
-A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka djegur disa vegla pune të vëllait të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 16 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.