Policia e Shtetit, duke u mbështetur te përvoja pozitive në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatave të rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, hartoi dhe zbatoi një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni”, e zhvilluar mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.
Falë këtij plani dhe qytetarisë së treguar nga tifozët, sportdashësit dhe qytetarët në respektim të masave kufizuese, ndeshja përfundoi pa asnjë problem sa i përket rendit dhe sigurisë.










https://youtu.be/gztEwqEw58o