Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”.
Arrestohet 1 shtetas që kishte në automjet, një armë zjarri automatike, me municion, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.