Durrës/Plagosën rëndë 2 shtetas, vihen në pranga 2 shtetas

Durrës

Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.