Raporti i ngjarjeve, 5,6,7,8 shtator 2025

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.

 

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.

 

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.

 

Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

 

Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”.

 

Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

 

Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

 

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Vau i Dejës / Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

 

Kishte kultivuar 98 bimë narkotike, në fshatin Vig, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga një 62-vjeçar.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

 

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

#denonconë112

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

 

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kalë i lidhur me litar pas një automjeti në lëvizje, në vendin e quajtur Mirakë, ju informojmë se:

 

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. L., 60 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Vodhi telefonin dhe sendet personale të një shtetaseje, në qershor të vitit 2023, në ambientet e spitalit të Lushnjës, vihet në pranga 34-vjeçari.

 

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:

 

Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes).

 

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

Tiranë/Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Zbulohen në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Identifikohen 3 autorët e dyshuar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.

 

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan autorët e dyshuar, dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 58 vjeç si dhe  u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë në 2 parcela në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”. Punohet për kapjen e shtetasit D. P.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibermetik:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. M., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetases V. Xh;

-shpallën në kërkim shtetasin Y. K., 57 vjeç, pasi dyshohet se në rrjetet e tij sociale ka postuar mesazhe me qëllim denigrimin e figurës e shtetasit J. J. Punohet për shoqërimin e 57-vjeçarit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. I., 31 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt”:

-shpallën në kërkim shtetasin D. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij. Punohet për shoqërimin e tij;

-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 28 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë me qira një automjet shtetasit E. O dhe nuk i ka kthyer. Punohet për shoqërimin e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. L., 64 vjeç dhe H. B., 52 vjeç. Pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja D. B., gazetare, se është penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe është goditur me telefon në shpinë nga shtetasi F. M. Ndërkohë, shtetasi E. E., kameramani që shoqëronte kallëzuesen, është penguar në kryerjen e detyrës, duke iu dëmtuar pjesërisht kamera gjatë filmimit nga rojet private shtetasit Q. L. dhe H. B.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin e mitur 15 vjeç, pasi një bashkëmoshatar i tij ka kallëzuar se 15-vjeçari me anë të një mjeti prerës i ka marrë me dhunë shumën e parave që kishte me vete;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 43 vjeç, pasi duke lëvizur me automjetin tip “BMW” ka prishur qetësinë publike, për shkak të muzikës të lartë në automjet.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh(R)., 44 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin I. K.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin  O. H., 20 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje. Nga verifikimet ka rezultuar se leja e drejtimit i është hequr me datë 18.01.2025.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-U. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-A. I., 27 vjeç, pasi me automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte pa leje është përfshirë në një  përplasje me dëme materiale me 2 automjete.

 

-me datë 04.09.2025, në kuadër të operacionit “Koordinata” në vendin e quajtur Zona e Shkretës, në një siperfaqe pyjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë konstatuar të kultivuara 12 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;

-me datë 04.09.2025, shtetasi E. M., 30 vjeç, kallëzon se në Astir, për motive të  dobëta një person i panjohur nga ana e tij e ka goditur me grusht. Punohet për identifikimin e shoqërimin e tij;

-Më datë 04.09.2025, shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Ersekë, kallëzoi se për motive të dobta, është goditur me grusht nga persona ende të paidentifikuar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. 30-vjeçari nuk është në gjëndje të përcaktojë vendin e ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

 

Strukturat e DVP Kukës, të angazhuara maksimalisht për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

 

Ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës, ndalohet një shtetas, shpallet në kërkim një shtetase, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas.

 

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

 

Shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje.

 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B,  pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas francezë për vjedhje në Ksamil dhe Sarandë.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:

 

Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

 

Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi  B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Sh. A., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-F. A., 39 vjeç, banues në fshatin Kocul,  si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. P., 34 vjeç, banues në fshatin Kocul, pasi më datë 03.09.2025, në rrugën e fshatit Kocul, shtetasi F. P., duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi F. A., i cili rezultoi në gjendje të dehur. Shtetasi F. A. ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

-P. P., 65 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe i papajisur me leje drejtimi;

-R. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Telat Noga”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase 19-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

 

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për 2 shtetas të mitur, 15-vjeçarë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri prej tyre ka marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 22 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 35 vjeç.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 61 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. Sh., 69 vjeç, se 61-vjeçari, ka blerë produkte në subjektin e tij dhe nuk ka kryer likujdimin total.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-G. C., 56 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në fshatin Kolonjë, ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e një shtetasi 72 vjeç;

-N. Zh., 53 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sendë të fortë një shtetas 10 vjeç.

 

Dje, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi shtetasja M. V., banuese në Kolonjë, se më datë 31.08.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve lokalizuan dhe kapën shtetasin në kërkim S. B., 42 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të datës 16.07.2025, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 8 muaj burgim (të cilit i kanë mbetur për të vuajtur 7 muaj e 9 ditë burgim), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. A., banuese Tiranë, pasi në fshatin Pagri, me vetëgjyqësi, ka vendosur piketime në oborrin e banesës së shtetasit D. S., me pretendimin që është pronë e trashëguar nga babai i saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. S., 44 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në një distancë të largët nga banesa e tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 53 vjeç, dhe D. P., 39 vjeçe, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta fqinjët e tyre.

 

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. G., 26 vjeç, dhe Xh. P., 26 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me grushta një shtetas 20 vjeç.

 

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. F., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal me punonjësen e një kompanie telefonike, i ka dëmtuar kompjuterin.

 

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 46 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se kanë marrë në automjetin e tyre shtetasit E. G., 22 vjeç, dhe J. B. (N), 22 vjeç, të dy banues në Berat, dhe i kanë goditur me grushta.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. O., 31 vjeç, dhe I. K., 63 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se këta shtetas, në një tokë publike, kanë hedhur inerte.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., 55 vjeç, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se transportonte pasagjerë, me automjetin e tij, pa e regjistruar këtë veprimtari në organet tatimore.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi Gj. N., 73 vjeç, se ka pasur konflikte pronësie me shtetasin Z. N., 74 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.

 

Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

 

Më datë 04.09.2025, ka kallëzuar shtetasja E. H., 30 vjeçe, se i kanë vjedhur një pajisje elektronike (TV), në banesën e saj, në fshatin Zagorë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

 

Finalizohen edhe dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

 

Në vijim të punës intensive për gjurmimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me partnerët, u bë e mundur finalizimi i dy fazave të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

 

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me homologët e Republikës Domenikane, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Gjithashtu, po falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u bë i mundur arrestimi në Kolumbi i shtetasit kolumbian S. R., i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull të Fierit, V. Ç..

 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Shqipërisë.

Ksamil, Sarandë/Vihet në pranga 4 shtetas që po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, si dhe shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi.

 

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin ndaluan shtetasin në kërkim M. N., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë, pasi ndaj tij kishte bërë kallëzim bashkëshortja për veprën penale “Dhuna në familje”;

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 75 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Laç, Kurbin, pasi ka kanosur për motive të dobëta shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin J. N., 21 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. Ll., 26 vjeç, banues në Laç, i cili, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Lezhë-Milot, ka kryer manovër të gabuar dhe është përplasur me automjetin e shtetasit G. Th., 44 vjeç, banues në Velipojë.  Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy pasagjerët, të cilët morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. C., 55 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë kumbulle në pronësi të shtetasit Gj. D., 71 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kukës/ Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

 

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

 

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Durrës

 

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin.

 

26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

 

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.

 

Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

 

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Durrës/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku u përdor edhe armë gjahu

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shotgun”

 

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër.

 

Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor në ngjarje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

 

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Fier

 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës.

 

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

 

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

 

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë️

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve️️

#denonconë112 ✅

Himarë/Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjesh në Borsh.

 

Vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete në zonën e Borshit, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

 

  • Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
  • Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
  • Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

PKK Morinë

 

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, ndalohet 27-vjeçari kosovar.

 

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.

 

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 43 vjeç, pasi në Patos, ka vjedhur automjetin që ndodhej i parkuar në pikën e bllokimit të ruajtjes së automjeteve. 43-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. K., 35 vjeçe, banues në fshatin Povelçë, pasi në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ka parkuar automjetin në mënyrë të parregullt, duke bllokuar rrugëkalimin për automjetet e tjera.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 28 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mërtish, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në makazinën pranë banesës, shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që përshkon karrugën kundravajtë dhe nuk respekton distancën e sigurisë, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ju informojmë se:

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 4 të nenit 146, pikën 1 të nenit 127 dhe në pikën 5 të nenit 198, të Kodit Rrugor.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

DVP Shkodër

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim F(A). E., 48 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Dibër, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Dhuna në familje”.     Bashkëshortja e tij ka kallëzuar në Polici, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Dibër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 43-vjeçar kishte komunikime me përmbajtje intime me një shtetase të mitur,  dhe i kërkonte që e mitura ta takonte, ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, shtetasin G. T., 43 vjeç, banues në fshatin Trush.

 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan me iniciativë shtetasin M. Rr., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. I., 30 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. H., 45 vjeçe, se 30-vjeçarja ka përdorur numrin personal të celularit të saj, për të reklamuar biznesin e vet në rrjete sociale.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në aksin “Harku i Berdicës – Ura e Bahçallekut”, shtetasi L. N., 67 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke u rrëzuar. Si pasojë, u dëmtuan lehtë drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja B. A., 55 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-S. M., 21 vjeç, banues në Sovjan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

 

-E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Tren, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i automjetit.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 76 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

-G. L., 37 vjeç, banues në Bulgarec, pasi ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, në mënyrë të vazhdueshme, një 31-vjeçare;

 

-Ll. Z., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 65-vjeçar;

 

-K. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 45-vjeçar.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

-K. B., 29 vjeç, banues në Gurras, L. B., 38 vjeç dhe M. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi administronin bizneset e tyre të paregjistruara në organet kompetente;

 

-E. S., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, gjatë kontrollit të një furgoni të një subjekti tregtar ku ky shtetas ishte administrator, u konstatuan dhjetëra koli me pije freskuese dhe ujë, pa faturë shoqëruese, si dhe shoferi dhe një i mitur të pasiguruar në organet kompetente;

 

-Sh. D., 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi në fshatin Vithkuq, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 85 krerë bagëti të imta, të pashoqëruara me faturë tatimore;

 

-Xh. H., 61 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën disa produkte elektroshtëpiake të pashoqëruara me faturë tatimore.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin F. L., 62 vjeç, banues në Tale 2, pasi ka bërë njoftim të rremë në polici, duke pretenduar se kishte dëgjuar të shtëna me armë para banesës. Pas veprimeve hetimore paraprake rezultoi se pretendimet e tij nuk qëndronin dhe se kishte bërë telefonatë të rremë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë referuar për vlerësim materialet, pasi shtetasi G. V., 67 vjeç, ka kallëzuar se në afërsi të një restoranti i është vjedhur portofoli, në të cilin kishte një shumë parash dhe karta. Vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

 

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. N., 44 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., 55 vjeç dhe O. K., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. I., 24 vjeç, pasi në rrugën “Pjeter Bogdani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A. H;

-B. P., 40 vjeç, sepse në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është konfliktuar fizikisht me shtetasin J. F;

-E. N., 47 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami”, në kundërshtim me ligjin ka zënë një hapësirë publike të cilën e shfrytëzonte si parkim privat.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin D. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën 2 armë të ftohta dhe 1 tabelë policie. Ky shtetas rezulton në kërkim pasi me datë 06.08.2025, në rrugën “Pjeter Bogdani” ka goditur me grushte një shtetas;

-arrestuan shtetasin E. A., 18 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, si dhe shpallën në kërkim shtetasen A. D., 19 vjeçe, pasi në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur mjetin tip “Voklswagën”, në pronësi të shtetases V. H. Automjeti u gjet i braktisur në Paskuqan;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij ka gjeneruar muzikë me volum të lartë duke prishur qetësinë publike;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., pasi ka kanosur shtetasin Q. B.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4

-arrestuan shtetasin R. B., 31 vjeç, pasi me datë 04.09.2025, ka vjedhur një shumë parash dhe pije alkoolike në një lokal, dhe më pas ka vjedhur dy bombula gazi për kondicioner në automjetin e shtetasin O. B, në rrugën “Ibrahim Buzhiqi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit në kërkim  T. A., 35 vjeç dhe F. R., 19 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin A. K., 44 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 22 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin A. K;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur inerte në kundërshtim me ligjin në një sipërfaqe toke në Kodër-Mezëz.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-A. M., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-O. Gj., 18 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte pa leje, ka përplasur skuterin elektrik në të cilën po lëviznin dy të mitur 13 vjeç e 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

-S. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me qëllim shmangien e përgjegjesisë penale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 49 vjeç, banues në Ohër, Maqedonia e Veriut, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Skelës”, në bulevardin “Ismail Qemali”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. B., 22 vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20 vjeç, dhe D. K., 21 vjeç. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 05.09.2025, në lagjen “Bashkimi”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me grushte me njëri-tjetrin dhe kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasit E. A., 41 vjeç, I. K., 29 vjeç, dhe S. Y., 39 vjeç.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë-Memaliaj

 

Vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, lokale dhe objekte kulti; vihet në pranga bashkëpunëtorja e tij, si dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar (nënë e bir).

 

Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste vjedhjesh të kryera në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit gjatë muajve maj–shtator.

 

Sekuestrohen sende të përdorura gjatë vjedhjeve.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe puna operative në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht:

 

04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash;

 

10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;

 

07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;

 

23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., kanë vjedhur një shumë parash;

 

04.09.2025, Memaliaj – në një objekt kulti dhe në një lokal, kanë vjedhur një shumë parash.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).

 

Punohet për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet ekstradimi i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., nga Punta Cana/Republika Domenikane, në Shqipëri.

 

Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm,  u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.

Durrës

 

Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

 

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

 

E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

 

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

“SIGURIA DETARE”

 

Vijon intensivisht monitorimi i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

 

Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

 

6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili.

 

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

 

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese dhe fton qytetarët e pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

 

#përsigurinëepushuesve

#zbatorregullatelundrimit

#mosshkelperimetrinesigurisë

#denoncone112çdoshkelje

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. L., 35 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, Kurbin, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. R., 48 vjeç, banues në Sanxhak, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

 

P. D., 52 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

A. A., alias A. L., 29 vjeç, banues në fshatin Reps, Mirditë, pasi ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe  veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

 

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara   12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

 

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709  kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje  dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

 

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

 

Në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

 

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

 

Si dhe u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

 

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe një sasi në proces tharjeje.

 

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

#denonconë112

Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Ndërfanë, një 53-vjeçar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

 

Autori i dyshuar, shtetasi P. L., 53 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

 

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

#denonconë112

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 21 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

  • arrestuan shtetasin O. K., 31 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” ka goditur me sende të forta shtetasin M. T., dhe automjetin e tij;
  • referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. T., dhe më pas dyshohet se i ka vjedhur telefonin. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 45 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë një 67-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

  • arrestuan shtetasit A. P., 21 vjeç dhe A. P., 18 vjeç, vëllezër, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq E. M. dhe Z. E., pasi për motive të dobëta kanë kanosur verbalisht një 29-vjeçare;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. Sh., 31 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj ka kallëzuar se 31-vjeçarja është larguar nga banesa, duke marrë me vete dy prej fëmijëve të tyre dhe duke braktisur fëmijën e tretë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. Z., pasi nëpërmjet celularit ka kanosur ish-dhëndrrin e saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

  • arrestuan shtetasin S. Q., 45 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin dyshohet në gjendje të dehur, në Astir,  ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 34 vjeç dhe K. T., 34 vjeç, pasi në Astir, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe më pas i kanë dëmtuar automjetet njëri-tjetrit;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. M., 22 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, për motive të dobëta kanë goditur shtetasen L. Xh., 21 vjeçe.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

  • I. M., 55 vjeç, pasi motomjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin B. P., 71 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  • M. F., 31 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
  • R. M., 20 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues F. N., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

 

Ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës, shpallen në kërkim 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.

 

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për 2 ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit:

 

-S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.

 

-A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

-G. K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.

 

-P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

 

-K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër / Informacione paraprake

 

Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Prekal, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, në përdorim nga shtetasi E. N., 35 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

Rreth orës 11:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin Z. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P.

 

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë:

 

  • arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.09.2025, në rrugën “Zenel Murra”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me një tjetër automjet, me drejtuese shtetasen L. B.

 

  • në vijim të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin Orikum-Himarë, ku u përplasën automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. B., 22 vjeç, dhe automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç, si pasojë e të cilit mbetën të dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Audi”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet nën drejtimin e Prokurorisë dhe pas nisjes së procedimit penal në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin F. B., u bë edhe ndalimi i drejtuesit tjetër, shtetasit G. L., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dyshohet se është shkaktari kryesor i këtij aksidenti.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit Y. G., 29 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, banues të tre në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj secilit, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim për shtetasit:

 

  • P. N., 70 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se për motive pronësie, në Lezhan, Selenicë, ka kanosur me armë gjahu shtetasin A. A., 72 vjeç, banues në Selenicë.

 

  • P. I., 59 vjeç, banues në fshatin Treblovë, Vlorë, pasi më datë 07.09.2025, në fshatin Lubonjë, dyshohet se në gjendje të dehur është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Selenicë, i cili si pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit, gjatë muajit gusht 2025

 

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.

 

✅Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar angazhimin maksimal për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve.

 

Në veçanti, është kryer punë intensive për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve shërbimet e Policisë evakuan banorët në disa zona të vendit dhe gjatë evakuimit u dëmtuan nga zjarri 5 punonjës policie.

 

Gjatë muajit gusht:

✅Janë finalizuar 90 operacione policore;

✅Janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët, 22 faza në kuadër të operacioneve të koduara “The Wanted” dhe “Operacionalja”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

✅Janë vënë në pranga 664 shtetas, për vepra penale të ndryshme, 61 nga të cilët ishin në kërkim;

✅Janë asgjësuar rreth 23 200 bimë dhe fidanë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 340 kg Cannabis (320 kg në trajtë boçesh, 17 kg në trajtë çokollate dhe 1.2 kg me përqindje të lartë TCH), 22.5 litra vaj Cannabisi, rreth 2 kg Kokainë dhe qindra doza të këtyre dy lëndëve;

✅Janë sekuestruar 35 armë zjarri, 8 armë gjahu/sportive, 3 granata, pjesë armësh dhe dhjetëra armë të ftohta;

✅Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash;

✅Janë parandaluar 6 ngjarje kriminale, që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur;

✅Është parandaluar përshkallëzimi i 9 konflikteve me armë apo sende të forta, si dhe i 3 rasteve të tentativës për vjedhje;

✅Janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 000 euro, rreth 6 200 000 para cash në valuta të ndryshme dhe medikamente të kontrabanduara me vlerë 35 000 euro;

✅Gjatë operacionit të koduar “Dërgesa”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët italianë, u godit trafikimi i armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali;

✅Gjatë operacioneve të koduara “Grupi”, “Shape”, “Pako 6” dhe “Bashkëpunimi”, Policia e qarkut Tiranë goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, që kryheshin kryesisht në bashkëpunim;

✅Gjatë operacioneve të koduara “Në gjurmë”, “Eterna” dhe “Stuhia”, Policia e qarkut Vlorë vuri në pranga 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin të shpallur në kërkim për vrasje/tentativë për vrasje, si dhe 5 shtetas që i shoqëronin të armatosur dhe i strehonin;

✅Janë finalizuar 10 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe janë zbardhur 20 vjedhje të kryera më parë, në një rast u rrezikua seriozisht jeta e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pasi gjatë ndjekjes së dy personave për vjedhje me dhunë dhe armë, autorët qëlluan me armë zjarri ndaj punonjësve të Policisë.

✅Janë goditur 8 raste në fushën e kontrabandës, 6 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, 4 raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 9 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

✅Janë bllokuar 124 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

✅Janë konstatuar nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me struktura të tjera shtetërore, dhjetëra raste të ndërtimeve të paligjshme, si dhe janë kryer hetime për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve përgjegjës;

✅Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura është reaguar menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarreve. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin dhe procedimin e 76 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;

✅Janë proceduar penalisht 21 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

✅Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

✅ Iu është dhënë ndihmë në tokë, në det dhe në liqene 115 shtetasve (kryesisht turistë) që u gjendën në vështirësi.

✅Gjithashtu, në bashkëpunim me qytetarët, është bërë e mundur gjetja dhe kthimi te familjarët, i 8 fëmijëve që ishin larguar nga vendet ku pushonin.

✅Policia e Korçës dhe ajo e Beratit hartuan dhe zbatuan plane masash që garantuan mbarëvajtjen e Festës së Birrës dhe të pelegrinazhit në malin e Tomorrit.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër gjatë muajit gusht:

– janë vënë në pranga 244 drejtues mjetesh, nga të cilët 166 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 78 për drejtim mjeti pa leje drejtimi ❌;

– janë pezulluar 232 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë , drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

– janë vendosur 112 0932 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

– 42 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

– 6 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

– 7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave;

-12 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Ka vijuar monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

 

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë muajit gusht janë bllokuar 135 mjete lundruese  për shkelje të ndryshme, ku 56 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

 

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

 

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

 

#Gusht2025

#PoliciaPranëTeje

#BashkëPërSigurinë

#DenoncoNë112

Durrës / Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A.  E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 43 vjeç pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-T. N., 60 vjeç, banues në Milot, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-I. L., 68 vjeç, banues në Kosovë, pasi në rrugën dytësore “Balldre-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. K., 22 vjeç banues në Balldre. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 59 vjeç pasi ka ndërtuar një objekt (magazinë), pa lejen përkatëse;

-Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 06.09.2025, në spitalin e Traumës, është paraqitur me dëmtime në dorë, shtetasi M. L., 19 vjeç banues në Gorre, Laç, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht duke kryer punime në banesën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet për vlerësim, pasi në spitalin e Lezhës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. R., 64 vjeç, banues në Ishull Shengjin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me mjete metalike, në banesën e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”.

 

Arrestohet 1 shtetas që kishte në automjet, kallashnikov me municion, me qëllim shitjen.

 

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion.

 

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër / Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

 

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

 

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin H.Z., 56 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër,  ekzekutuan vendimin penal të lëshuar nga Prokuroria, për ndalimin e shtetasit R.N., 28 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer në bashkëpunim.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.S., 57 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka goditur me kokë shtetasin B.S., 64 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N.D., 44 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie ka goditur me grusht një shtetase 49-vjeçare.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi i ka dëmtuar xhamin e automjetit, një 30-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me të.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Xh., 39 vjeç, A. L., 34 vjeç, banues në Vërdovë, dhe D. M., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, duke transportuar me furgona, secili nga 20 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundraligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. P., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi i ka dëmtuar automjetin një 38-vjeçari, për motive të dobëta.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas 7 vjeç, duke luajtur me monopatinë, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Londër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

 

Pogradec/Më datë 07.09.2025, shtetasja F. B., 65 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. P., 74 vjeç dhe L. P., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Kufitare, për kontroll.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).

 

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

PKK Muriqan

 

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, 1 shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.

Qarku Shkodër

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin zviceran Z. S., 49 vjeç. Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin me drejtues shtetasin maqedonas P. P., u dëmtua drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 22 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Bajzë, duke kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është paraqitur shtetasi gjerman J. K., 23 vjeç, i cili është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që udhëtonte me këmbë, në fshatin Gomsiqe. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

 

Duke u mbështetur te përvoja pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira. Konkretisht, në planin e masave parashikohen:

 

-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

 

-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

 

-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;

 

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por dhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

 

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

 

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

 

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

 

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Letonisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit,  konkretisht:

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

 

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

 

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish stacioni i trenit.

 

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.

 

Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

 

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

 

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

 

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

 

Njoftojmë tifozët se hyrja në stadium fillon në orën 18:00.

 

Gjithashtu, apelojmë për ta dhe për sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

 

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i  Republikës së Shqipërisë.

 

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 30 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. H., 46 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Z. B., banues në Tepelenë, dhe i ka dëmtuar automjetin atij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. J., 45 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj vajzës së tij.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 07.09.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi Dh. N., 84 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. K., 19 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin A. Z., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën e shtetasit S. L., i cili me vetëgjyqësi e ka goditur me grushte;
•arrestuan shtetasit M. Z., 74 vjeç, dhe B. Z., 71 vjeç, vëllezër, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin V. P., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën 3 armë të ftohta;
•arrestuan shtetasin D. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, si dhe ka përndjekur dhe goditur një 39-vjeçare;
•referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Z., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin M. H. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte 2 shtetas;
•shpallën në kërkim shtetasin E. A., 41 vjeç, i dyshuar se nëpërmjet mashtrimit ka lënë automjetin e një shtetaseje, si garanci për pagimin e një detyrimi financiar. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. L., 25 vjeçe, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. N., 30 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, në një apartament të marrë me qira ditore, gjatë natës, këta shtetas, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, kanë thyer disa sende të apartamentit. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•S. F., 56 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale;
•K. B., 22 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 07.09.2025, shtetasi Gj. C. kallëzoi se në rrugën “Derhem” kishte konstatuar të dëmtuar automjetin e tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

 

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

 

Çdo fillim i vitit të ri shkollor është një emocion i madh për të gjithë, sepse aty ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla është dhe mbetet prioriteti ynë kryesor.

 

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindërit dhe qeveritë e nxënësve, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush përmes Patrullave të Përgjithshme, strukturave të Policimit në Komunitet, Policisë Rrugore dhe Policisë Kriminale, për të garantuar mjedise të sigurta brenda dhe rreth shkollave.

 

Ne besojmë se vetëm së bashku mund t’u japim fëmijëve tanë atë që meritojnë: një vit të qetë, të sigurt dhe të mbushur me dije.

 

Ftoj të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët: sigurinë e fëmijëve tanë.

 

Uroj një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët nuk u shoqëruan sot në shkollë nga prindërit, për shkak të angazhimit në detyrë, dhe në veçanti për fëmijët e dëshmorëve të Policisë.

 

Me respekt,

Drejtues Madhor Ilir Proda

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu,
– u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve