Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:
Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.
Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D..
Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët dhe median, se është maksimalisht e angazhuar, për të ndjekur shpejt, me paanshmëri dhe konform ligjit, çdo indicie për paligjshmëri që ata kanë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. J., 76 vjeç, pasi në fshatin Mjekës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. T., 40 vjeç, pasi ka prishur qetësinë publike duke xhiruar gomat e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. R., 36 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një 20-vjeçar, për motive të dobëta;
-G. B., 46 vjeç, banues në fshatin Posnovisht, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B., se 46-vjeçari i ka dërguar mesazhe me përmbajtje fyese, përmes rrjeteve sociale djalit të tij 14-vjeç. Vijojnë hetimet për verifikimin e rastit.
Më datë 30.08.2025, në fshatin Labinot, dyshohet se një automjet ka përplasur shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 61-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se një automjet ka aksidentuar një shtetas dhe se Policia nuk ka reaguar për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ju informojmë se:
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, me marrjen e njoftimit nëpërmjet numrit 112 për aksidentin e ndodhur, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se, në aksin rrugor Golem–Mali i Rrobit, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kamëz/Informacion paraprak.
Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Lezhë
Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa administrative 3 drejtues automjetesh
Pas publikimit të tre videove në rrjete sociale, ku shfaqeshin automjete që kryenin parakalime të rrezikshme në segmentet rrugore “Milot-Lezhë” dhe “Balldre-Lezhë”, shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të tyre.
Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masën administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit prej tyre iu zbritën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit. ✅
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. L., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
- shpallën në kërkim shtetasin A. P., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 22-vjeçar;
- referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje në rrugën “28 Nëntori”, shtetasit Xh. Gj., 30 vjeç dhe A. P., 31 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 52 vjeç, pasi duke ndaluar automjetin e tij ka penguar qarkullimin dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. S., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur familjen e komshies së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
- arrestuan shtetasin B. P., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- referuan materialet në Prokurori për shtetasit J. B., 25 vjeç dhe S. S., 24 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin E. P.;
- referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen D. T.;
- referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. M. dhe K. D., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie;
- në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata” shpallën në kërkim shtetasit E. K., R. M. dhe A. M., pasi dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike kanabis në fshatin Urë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes;
- shpallën në kërkim shtetasin Xh. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një të mitur 13 vjeç, kanë qenë bashkëpunëtorë në vjedhjen e disa artikujve të një marketi. Gjatë kontrollit të një ambienti ku qëndronin u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
- kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim E. Xh., 24 vjeç, i dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- L. S., 35 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar;
- Y. C., 47 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. P., duke shkaktuar dëme materiale;
- K. B., 25 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 30.08.2025:
- në rrugën “Anton Lufi”, gjatë një konflikti, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin J. K., 26 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
- në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
- është dërguar në spital për mjekim një e mitur 16 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Twins”.
U kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë, vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celular dhe një shumë parash.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.
Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka vjedhur disa sende personale në automjetin e një 26-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
D. J., 23 vjeç, dhe Z. M., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre iu është gjetur dhe sekuestruar nga një mjet prerës (thikë);
Për 5 shtetas të mitur 15-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta një 15-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
Dh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
E. B., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ngeli e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. R., 79 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar vetë 79-vjeçari;
Për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin D. D., 43 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, pasi është kthyer në shqetësues për komunitetin, duke përdorur shprehje sharëse dhe fyese.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një punonjës policie;
B. C., 19 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar;
E. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 76-vjeçari;
O. T., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr, dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. Ç., 69 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke të një 58-vjeçari.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. L., 59 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi në aksin rrugor Lezhë-Balldre, është përfshirë në një aksident rrugor me 4 automjete, vetëm me dëme materiale. Nga testi i alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, shtetasit F. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Y. K., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike cannabis.
- J. N., 33 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi më datë 29.08.2025, ka bërë kallëzim të rremë me pretendimin se i kishin vjedhur një shumë parash në hotelin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi K. F., 30 vjeç, banues në Vlorë, se ky shtetas e ka kanosur për jetën dhe e ka goditur fizikisht.
Po nga këta specialistë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 30.08.2025, shtetasi egjiptian M. E., 34 vjeç, marinar i një trageti, gjatë tentativës për të zgjidhur cimat (litarët), njëra prej tyre dyshohet se është këputur aksidentalisht për shkak të motit të keq dhe si pasojë, ka pësuar dëmtim të rëndë në pjesën e krahut.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Berat
Bëri drift me automjet në terminalin e qytetit të Kuçovës, qarkullonte pa siguracion dhe me masa administrative të palikuida, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë drejtuesi, si dhe bllokohet automjeti.
Qarkullonte me automjet pa leje drejtimi, pa targa dhe me xhama të errësuar me qese, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi i automjetit.
Bazuar në disa pamje filmike, në të cilat shfaqej një automjet tip “Benz”, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) në terminalin e qytetit të Kuçovës, si dhe nga informacionet e marra se në aksin rrugor Poshnje-Berat lëvizte një automjet pa targa, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve.
Drejtuesit e automjeteve, shtetasit E. Ç., 20 vjeç, banues në Berat dhe L. A., 28 vjeç, banues në Kuçovë, janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat, bashkë me automjetet e tyre.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendosën masat administrative, në bazë të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi kanabisi si edhe një mjet prerës (thikë), të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit O. S., 43 vjeç dhe R. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Flamurtari”, ka hedhur lëndë piroteknike në fushë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
Në vitin 2013, 45-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.
SIGURIA DETARE
Vijon monitorimi nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë javës, janë kontrolluar 321 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht, 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.
8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 38 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) dhe 17 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara; pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit; dhe mos ndërmerrni iniciativa lundrimi me mjete të vogla kur kushtet e motit nuk janë të favorshme.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
#përsigurinëepushuesve
#zbatorregullatelundrimit
#mosshkelperimetrinesigurise
#denoncone112cdoshkelje
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia e Shtetit
Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.
Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve.
Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.
Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.
Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë.
DVP Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “By pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit monetar, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që u kap duke transportuar 4 emigrantë, të cilët kundrejt pagesës 1500 euro për person, synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi.
Procedohen në gjendje të lirë emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “By pass”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në afërsi të rrethrrotullimit “5 Heronjtë e Vigut”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin duke drejtuar, pa leje drejtimi, një automjet tip “Audi”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi.
Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 28-vjeçari i arrestuar iu kishte premtuar transportimin nga Gjirokastra në drejtim të kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 1500 euro për person, 4 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gramsh
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje në objekte kulti.
35-vjeçari u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë kufitare Muriqan.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga informacionet operative për një shtetas të shpallur në kërkim që do të hynte në territorin e Shqipërisë, dhe si rezultat i bashkëpunimit me policinë kufitare Muriqan u bë e mundur ndalimi i shtetasit në kërkim S. T., 35 vjeç, banues në Cërrik.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 27.08.2025 nga Komisariati i Policisë Gramsh, pasi dyshohet autor i dy rasteve të vjedhjes të një shume prej 70 000 lekësh, konkretisht:
Më datë 20.08.2025, ka vjedhur në tyrben e fshatit Grabovë e Poshtme;
Më datë 27.08.2025, ka vjedhur në teqenë e fshatit Dushk.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen vjedhjeve të tjera të mundshme, ku të jetë implikuar 35-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
Arrestuan shtetasin A. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të vëllait të tij, 29-vjeçar.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 51 vjeç, dhe shtetaset P. Sh., 57 vjeçe, B. N., 55 vjeçe, të tre banues në Shkodër, pasi u konstatua se kishin kryer punime ndërtimi pa leje.
Referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Grudë e Re, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. Sh., 75 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në Velipojë ka ndodhur një konflikt midis disa personave dhe shtetasi S. P. ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 70 vjeç, banues në fshatin Pentar, pasi dyshohet se ka kanosur një 62-vjeçar, për motive të dobëta.
Më datë 29.08.2025, kallëzuar në Polici, shtetasit N. R., 50 vjeç, banues në fshatin Trush dhe P. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Plezhë, se u kanë vjedhur motomjetet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, pasi dje, mbi fshatin Goranxi, në vendin e quajtur “Ravenja”, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Në lidhje me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:
Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction ”.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokaine, thika, përforcues grushti dhe armë sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe mbështetjes së informacioneve në rrugë operative se një shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe se mbante në banesë sasi lënde narkotike, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën për kapjen e tij, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. E., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 36-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokaine, 2 thika, përforcues grushti dhe 1 armë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e PPK Port Sarandë, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Orikum, pasi është kapur në flagrancë duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe duke vjedhur në një dyqan 2 aparate celulare dhe disa produkte të tjera.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:
- arrestuan shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Finiq, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi në fshatin Metoq. Gjithashtu dyshohet se është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura në territorin e Bashkisë Finiq;
- proceduan penalisht shtetasin Xh. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 22 vjeç, banues në Sarandë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta e ka kanosur për jetën.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në Vlorë dhe në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- C. C., 46 vjeç, banues në Francë, pasi në rrugën “Butrinti”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
- A. I., 27 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në rrugën “Butrinti”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
- K. P., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Janaq Kilica”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”.
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga dhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.
Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.
Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.
Policia e Shtetit
Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e shtetasit K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, pasi dje, mbi fshatin Goranxi, në vendin e quajtur “Ravenja”, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Në lidhje me një postim të postuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:
Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar pajisjen radar në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar nga radari automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Shërbimet e Policisë Rrugore në datën 26.08.2025, ora 22:07, në mungesë të shkelësit, kanë përpiluar procesverbalin e konstatimit të shkeljes me vlerë 2000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.
Krujë/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional policor antikanabis “Koordinata”.
Gjenden të kultivuara, në dy parcela në fshatin Larushk, 50 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër (familjarë), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasja L. T., 63 vjeçe dhe një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. T., 47 vjeç (familjarë).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të 50 bimëve narkotike në dy parcela në fshatin Larushk.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-H. C., 25 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetases A. S, duke e përndjekur më pas në rrjete sociale. Punohet për shoqërimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-T. M., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur disa profile false me të dhënat e shtetasit R. K, duke postuar shprehje denigruese për figurën e tij. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka paraqitur disa dokumenta të falsifikuara në zyrat e një institucioni;
-O. E., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore të subjektit të tij;
-M. S., 45 vjeçe, pasi në cilësinë e administratores së një subjekti ka marrë përsipër të kryer disa punime dhe nuk i ka mbaruar sipas afatit të përcaktuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për3 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. A., 48 vjeç, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur një 32-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-B. L., 25 vjeç dhe E. C., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-E. G., 43 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin H. Xh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin G. B., 35 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
– referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 29 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin B. S.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën shtetasin D. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “.Vjedhja e kryer në bashkëpunim” . Shtetasi i lartpërmendur iu kalua DVP-së Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 29.08.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi B. M., 57 vjeç, pasi nga pakujdesia është dëmtuar në dorë gjatë punës në një kompani. Pas mjekimit, 57-vjeçari kaloi për në banesë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 54 vjeçe, banuese në lagjen “Çlirim”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Bahçevanët”, ka ndezur zjarr në një tokë me mbeturina dhe shkurre, duke rrezikuar banesat përreth.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 59 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, pasi ka zaptuar një sipërfaqe toke publike.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Sh., 70 vjeçe, banuese në lagjen “Kala”, Berat, pasi ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 70 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 74 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në subjektin që administronte, u gjet një punonjëse e parregjistruar në organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dyshuar si autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetasit A. L., në aksin Laç–Thumanë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 24.08.2025, dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras, Kurbin, si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë.
Në vijim të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në oborrin e banesës së tij, në lagjen nr. 6 të qytetit Laç, brenda një vreshti, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 (pesë) bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Pas komunikimit me Prokurorin, ndaj këtij shtetasi do të ndiqet procedim penal në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve A. L., 18 vjeç dhe O. N., 18 vjeç, të dy banues në Mamurras, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën një bombol të dyshuar me lëndë narkotike në gjendje gazi, si dhe 15 tullumbace, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, i cili në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, duke drejtuar automjetin, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi P. U., 48 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F. M. dhe një i mitur 6 vjeç, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Lezhë dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan për në banesë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 26.08.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ku ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B., ju informojmë se më datë 29.08.2025, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim si ngjarje aksidentale. Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik në ambientet e brendshme të lokalit, ku pjesa e kuzhinës është djegur plotësisht.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat, u finalizua një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Në kuadër të kësaj faze, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Shtetasi A. Z. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 43 vjeç, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se transportonte pasagjerë, me automjetin e tij, pa e regjistruar këtë veprimtari në organet tatimore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi F. M., 31 vjeç, se në afërsi të banesës së tij, është goditur fizikisht nga një shtetas që nuk e njeh. 31-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-A. I., 57 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-A.T., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjoricë-Peshkopi, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: R. M., 21 vjeç, banues në Durrës, dhe E. M., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde narkotike cannabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fushë-Baz, Mat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The bag”.
U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”.
U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari.
Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.
Sekuestrohen 6 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.
Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.08.2025, për aksidentin në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, dhe F. P., 65 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Nga përplasja e automjetit me drejtues shtetasin F. P. me automjetin me automjetin me drejtues shtetasin R. D. është dëmtuar pasagjeri në automjetin e këtij të fundit, shtetasi M. V., 31 vjeç banues në Lezhë, i cili po mërr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Kolajakaj”, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit K. M., 18 vjeç, dhe L. M., 46 vjeç (kushërinj të tij).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 73 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasit A. A., 50 vjeç dhe M. Sh., 38 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-ndaluan shtetasin në kërkim F. Gj., 48 vjeç, banues në Hamallaj, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Gj. E., 42 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja D. E.., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi G. Xh., 48 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa, nipi i tij, shtetasi A. Xh., 21 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 1 sëpatë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hedhur sende të forta në fushën e lojës, gjatë ndeshjes së futbollit “Lushnja-Skenderbeu”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
L. B., 41 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa;
G. A., 44 vjeç, banues në Korçë, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. R., 49 vjeç, pasi 44-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në hyrjen e një pallati, një lavatriçe, të cilën më pas ia ka blerë 49-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. B., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 32-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin E. R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në një dyqan në lagjen nr.3, Korçë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 49-vjeçare, se shtetasi M. L., 69 vjeç, ka ushtruar psikologjike ndaj saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 15-vjeçare, se nëna e saj, shtetasja S. K., 34 vjeçe, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong calculation”.
Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”.
Si rezultat i operacionit:
-u ndaluan shtetasit S. M., 31 vjeç, dhe F. B., 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri;
-nisi procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinjë dëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tij.
Gjatë natës, është thyer xhami i derës së godinës që ka shërbyer si shkollë, në fshatin Kordhoc, Lazarat. Punohet për përcaktimin e shkakut të dëmtimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore, procedohen penalisht 2 shtetas dhe punohet për shoqërimin e personit të tretë.
Vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin penguar qarkullimin në këtë aks, kanë mundësuar identifikimin e disa prej shtetasve të implikuar në këtë paligjshmëri.
Konkretisht, u identifikuan 3 shtetas, E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e tij.
Më tej, vijojnë verifikimet dhe kontrollet, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të 4 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të përdorura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia e Shtetit apelon sërisht, për të gjithë qytetarët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë dhe të mos pengojnë lëvizjen normale të përdoruesve të rrugës, pasi do të përballen me ndëshkimet që parashikon Kodi Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën “Sazani” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-I. T., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me një tjetër automjet, me drejtuese shtetasen Xh. R., 34 vjeçe;
-V. Sh., 41 vjeç, banues në Belgjikë, pasi është konstatuar në rrugën “Butrinti” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 31.08.2025, në rrugën “Gjergj Araniti”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin ka përplasur këmbësoren Sh. Ç., 72 vjeçe, banuese në Sarandë. Të dy këta shtetas kanë marrë lëndime dhe pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas.
Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.
Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.
Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Smartphone”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.
Tentoi të kontrabandonte 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor “Smartphone”, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë.
Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi S. I, gjetën të fshehura në kabinë, 49 celularë (iPhone), për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
49 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 celularë që përdorte shtetasi S. I.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Punonjësit e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve që kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Zagori. Gjatë eksplorimit të zonës, njëri prej tyre kishte rënë në përrua dhe e kishte të pamundur lëvizjen.
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në malin mbi fshatin Ndëran, njësia administrative Zagori, 3 shtetas, duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, emergjencat civile dhe me ekipin mjekësor, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar 3 shtetasit. Shtetasi 70 vjeç që kishte rënë në përrua u nxorr nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
3 shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e qarkut Gjirokastër është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej. Asgjësohen 221 bimë narkotike, sekuestrohen 30 fara të kësaj bime.
Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste:
– u arrestua shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;
-u shpall në kërkim shtetasi P. P., 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 32 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 30-vjeçarit, një sasi Cannabisi, ndërsa 32-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. Ç., 27 vjeç, pasi u kap jashtë banese, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidencale për fëmijë, pasi dyshohet në bazë të disa pamjeve filmike të publikuara në një portal, ka konsumuar elementët e veprës penale”Keqtrajtimi i të miturit”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me rastin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. M., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar përfaqësuesi i një objekti kulti, se e ka përndjekur dhe ka penguar besimtarë të hynë në objekt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin Sh. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. I., 27 vjeç, F. P., 21 vjeçe, S. H., 22 vjeç dhe R. K., 30 vjeç, pasi dyshohet në bazë të disa pamjeve filmike të publikuara në një portal, se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, në rrugën “Hysni Gërbolli”, si dhe i kanë bllokuar me automjete, lëvizjen, njëri-tjetrit. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. K. ka dëmtuar automjetin që përdorte 27-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 52 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshortin e vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobtëa, ka kanosur me mjet prerës, fqinjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar babanë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin E. L., 48 vjeç, pasi ka kallëzuar një 52-vjeçar, se për motive të dobëta, e ka kanosur dhe goditur. Si pasojë, 52-vjeçari është dëmtuar lehtë. Punohet për kapjen e shtetasit E. L., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin V. C., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasin A. R., 50 vjeç, pasi motomjeti që dyshohet se drejtonte pa leje dhe në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale;
-arrestuan shtetasen E. P., 24 vjeçe, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. H., 84 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin I. V., 35 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte pa leje dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. Gj., i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 44-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Pas publikimit të një videoje në një portal, në të cilën shfaqet një shtetas që pengon qarkullimin në zonën e liqenit të Pakuqanit, nisën verfikimet e nevojshme, në përfundim të të cilave rezultoi se shtetasi që shfaqet në video, H. K., 34 vjeç, i ka kryer këto veprime, në gjendje të dehur. Ai u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme, dhe më pas në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.