Durrës
Pamje nga operacioni i koduar “The next gun”, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 14, ku u arrestuan 2 shtetas (njëri me rrezikshmëri të lartë shoqërore), të cilët qarkullonin me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Durrës.
Shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u arrestua, ishte me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ai ishte shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive në banesën e shtetasit I. Gj.