Himarë/Policia Kufitare në Himarë ndihmon 2 turistë gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Himarë/Policia Kufitare në Himarë u vjen në ndihmë dy turistë gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Policia Kufitare në Himarë, mbrëmjen e djeshme, pasi mori njoftim për dy shtetas që kishin mbetur në det me mjet lundrues gomone dhe për shkak të erës së fortë nuk mundeshin të vijonin lundrimin, shkoi menjëherë në ndihmë të tyre, në zonën e Qeparoit.

Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112 .

#angazhimpërkushtimsakrificë‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve‍️