Tiranë/Punonjësit e Policisë, vizitë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

‍♂️Policia pranë fëmijëve, për t’iu ofruar siguri dhe mbështetje.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vizituan shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, dhe dhuruan mjete mësimore dhe lodra të ndryshme për fëmijët.

Punonjësit e Policisë zhvilluan disa lojëra miqësore me fëmijët dhe biseduan me ta për sigurinë e tyre në komunitet dhe për tema për të cilat fëmijët kishin kuriozitet.

Fëmijët falënderuan punonjësit e Policisë, për dhuratat dhe për atmosferën e bukur që krijuan në shtëpinë e tyre.

Policia e Tiranës është e angazhuar për të qenë sa më pranë qytetarëve, në veçanti pranë fëmijëve.