Divjakë
Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Kurbin
Plagosi me thikë, një 50-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Sekuestrohet thika e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:
-E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 51 vjeç, banues në fshatin Vakuf, pasi u konstatua në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar shtetasi A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
-U referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasve E. B., 21 vjeç dhe H. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. D., rojë i spitalit të Bulqizës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 14 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Shoshaj, Mat, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.
Kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Y. M., 24 vjeç, pasi ka prishur qetësinë publike, duke bërë manovra me automjet;
-M. A., 32 vjeç, P. S., 58 vjeç dhe J. G., 38 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit M. A. dhe P. S. kanë goditur me grushte shtetasin A. Xh., 54 vjeç, ndërsa shtetasja J. G. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. A..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka thyer kamerën e sigurisë të një shkolle 9-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit V. K., 40 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë një shtetase, në ambientet e punës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasit V. L. alias B. L. 50 vjeç, dhe S. L., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Pocestë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 24-vjeçari, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- B., 32 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimë të mbjella, në pronësi të një 36-vjeçari;
- K., 53 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimë të mbjella dhe me hardhi, në pronësi të një 27-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. K., 57 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka kallëzuar administratori i një subjekti tregtar, se 25-vjeçari, i punësuar përgjegjës në këtë subjekt, ka përvetësuar një shumë parash dhe ka mashtruar për shitjen e 8 njësive kompjuterike, në subjektin që administrohej nga 57-vjeçarja. 5 prej njësive kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Korçë/Më datë 19.08.2025, në fshatin Çiflig, dyshohet se për shkak të një shkëndije në rrjetin elektrik, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të mbjella.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. D., 32 vjeç, banues në Berat, pasi në dyqanin e tij u gjetën disa aparate celularë, pa faturën përkatëse të blerjes;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Berat, punonjës i një institucioni bankar, pasi ka kallëzuar shtetasja L. Ll., 51 vjeçe, banuese në Berat, se shtetasi E. L. ka përvetësuar një shumë lekësh të cilën ajo pretendon se ia ka lënë me mirëbesim atij, për t’i depozituar në llogarinë e saj bankare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 53 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, në mënyrë të përsëritur, një shtetas 44 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 37 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, gjatë një konflikti për motive pronësie.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. H., 53 vjeçe, dhe A. T., 43 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Shtetasja V. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj, në banesën e kësaj të fundit, ndërsa shtetasi A. T. është konfliktuar fizikisht me bashkëshortin e shtetases V. H.
Dje, ka kallëzuar shtetasja E. M., 76 vjeçe, banuese në Berat, se para disa ditësh është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-shpallën në kërkim shtetasin A. C., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, i ka marrë me forcë nga qafa, 2 varëse floriri, shtetases A. D., banuese në Shkodër. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 41 vjeç, dhe për djalin e tij 17 vjeç, pasi dje, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas 15 vjeçar, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 40 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasja N. Z., banuese në Shkodër, e ka fyer disa herë, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. K., 48 vjeçe, banuese në Lagjen e Re, pasi dje, në Velipojë, duke kryer një manovër me automjet, ka përplasur shtetasen P. M., 33 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur, banuese në Itali, të cilat janë dëmtuar lehtë, si dhe 4 automjete të parkuara, me pasojë dëme materiale;
-O. A., 40 vjeç, banues në Dobraç, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , dhe për shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte shtetasi O. A., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.