Kurbin/Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, vihet në pranga 32-vjeçari

Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.