Durrës/Plagosi rëndë, një 20-vjeçar, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar

Durrës

Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.