Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.
Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:
-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.
-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin që drejtonte.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 49 vjeç, banues në Shijak, me profesion inxhinier; referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim djalin e 62-vjeçarit, shtetasin G. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në subjektin për qëllime turistike, në lagjen nr. 14, në pronësi të shtetasit A. T., u konstatuan punime ndërtimi, të kryera pa leje. Punohet për kapjen e shtetasit G. T..
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap drejtuar automjetin, pa leje.
Në Komisariatin e Policisë Kavajë, kallëzoi shtetasja F. I., 73 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 31.07.2025, kishte humbur kontaktet me bashkëshorten e djalit të saj, shtetasen E. I., 46 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në një sipërfaqe kullosore që kishte në pronësi, në fshatin Rrasak, janë djegur një sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin L. M., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Gj., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në proces legalizimi nga një 59-vjeçar;
-D. G., banues në Shkodër, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lire për shtetasin K. K., 50 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasen L. S., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë në fshatin Boriç. Punohet për kapjen e 40-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim Sh. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 33 vjeç dhe R. T., 30 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi të vogla Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 19-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. J., 33 vjeç dhe Y. D., 64 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur përkatësisht një 17-vjeçar dhe një 25-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.
Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. ️
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 80 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
51 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
⚠️ 2 masa për xhama të errësuar;
❌ 176 masa për parakalime të gabuara;
473 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 44 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 433 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular
Korçë
Dhunuan për motive të dobëta, një 26-vjeçar, vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 3 shtetas.
Gjithashtu, procedohet penalisht një 25-vjeçar, i pranishëm gjatë krimit, për moskallëzim.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
-u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Kontrolle intensive në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses një rast i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i planit operacional policor antikanabis “Koordinata”.
Gjenden të kultivuara, në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit:
• F. S., 62 vjeç
• Ç. Xh., 47 vjeç
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.
Konkretisht, në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.
Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy shtetasit për këtë veprimtari kriminale.
Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-L. Xh., 47 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në aksin “Pogradec-Buçimas”, një këmbësor të mitur, i cili u dëmtua lehtë;
-E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Gostivisht, pasi dyshohet se ka larguar nga vendngjarja, një automjet të përfshirë në një aksident rrugor, me dëme materiale, në aksin “Ersekë-Leskovik”;
-J. D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në aksin “Maliq-Lozhan”, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 38-vjeçarja dhe një pasagjer në automjetin që drejtonte ajo, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 47-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori,
-ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar gomat e 3 automjeteve, me pretendimin se ishin parkuar para pallatit ku banonte ai;
-për vlerësim të kallëzimit të shtetasit F. D., 56 vjeç, se i ka humbur celulari në shëtitoren e qytetit të Pogradecit.
Dje:
-një automjet ka përplasur në qytetin e Maliqit, biçikletën me të cilën lëvizte një 12-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit;
-ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesë, një 17-vjeçare, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Lezhës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. ️
Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 14 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 2094 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 15 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
114 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
131 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
25 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
⚠️ 23 masa për xhama të errësuar;
❌ 763 masa për parakalime të gabuara;
435 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 35 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 553 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular
Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve, operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.
Për të dyja operacionet arrestohen 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.
Sekuestrohen 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.
✅️ Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 3”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë.
✅️Në kuadër të operacionit “The bridge 1 “, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz i shkojnë në ndihmë një çifti turistësh nga Australia, që humbi orientimin në malin e Gomenit.
Pasditen e djeshme, menjëherë pas njoftimit se bashkëshortët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur, në këtë mal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz organizuan punën për t’i lokalizuar dhe shkuar në ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, u bë e mundur gjetja e çiftit nga Australia, i cili u asistua për zbritjen nga zona malore.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë, si dhe për humanizmin dhe profesionalizmin e treguar.
#angazhimpërkushtimsakrificë ️️
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve ️️
Durrës
Lejoi qëndrimin e një të mituri, në tavanin panoramik të një automjeti në lëvizje, ndëshkohet me 15 000 lekë gjobë dhe i pezullohet leja e drejtimit.
Menjëherë pas publikimit në portalin “JOQ”, të një video-je ku shfaqej kjo shkelje, shërbimet e Policisë Rrugore kryen verifikimet e duhura, si rezultat e të cilave u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Th..
Në përfundim të veprimeve për rastin ai u ndëshkua administrativisht me 15 000 lekë gjobë, për shkelje të neneve të 117 dhe 170 të Kodit Rrugor. Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit, deri në vlerësimin e gjendjes psiko-motorike.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-E. B., 29 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-K. P., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin A. P., 60 vjeç, pasi lëvizte me një monopatinë të dyshuar të vjedhur, si dhe posedonte 3 mjete identifikimi të dyshuara false.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan shtetasin O. R., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçar, për dhënien e një shume parash. Shuma e parave u sekuestrua me cilesinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. D., 63 vjeç, B. B., 57 vjeç, D. L., 66 vjeç dhe A. V., 63 vjeç, pasi janë konstatuar duke hequr një derë metalike të rrethimit të jashtëm të ambienteve e një shoqërie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina dhe materialet e përdorura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. L., 22 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Gjithashtu, 22-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. M.;
-E. N. dhe G. K.(N.), pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën;
-Xh. B., 28 vjeçe, me profesion stomatologe, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor dentar, është dëmtuar një paciente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. C., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 25-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin F. N., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 52 vjeç dhe A. D., 48 vjeç, pasi dyshohet se kanë zënë në kundërshtim me ligjin, hapësirën para pallatit ku banojnë.
Më datë 14.08.2025, është paraqitur për mjekim, në spital, një 4-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë lojës në kopësht, me bashkëmoshatarët. I mituri është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Po punohet për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin ku banonte, është djegur bimësi;
-A. D., 61 vjeç, banues në fshatin Rrajë e Velës, Mirditë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin Velë, është djegur bimësi.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, në lidhje me një aksident të ndodhur dje, në aksin “Mamurras–Milot”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi E. M., 35 vjeç, drejtues i një motomjeti që u përplas nga pakujdesia, gjatë hapjes së derës nga pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi A. Sh., 50 vjeç. 35-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-shpallën në kërkim shtetasin M. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se gjatë natës, ka tentuar të vjedhë në një dyqan. Punohet për kapjen e këtij shtetasi;
-gjetën gjatë kontrolleve në fshatin Vinjoll, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u agjësua. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Dje, kallëzuan shtetasit:
-Xh. V., 31 vjeçe, banues në fshatin Hajmel, se i kanë vjedhur çantën, pasi i kanë thyer xhamin e automjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes;
-T. Gj., se motra e saj, shtetasja L. L., 39 vjeçe, banuese në fshatin Merqi, ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Dje, ka rënë zjarr në fshatin Delbnisht, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një shtyllë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Y., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me send të fortë, një shtetas 39 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. H., 55 vjeç, në fshatin Çinar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.