Raporti i ngjarjeve, 12 gusht 2025

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2″.

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.

Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë

Dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra, me zjarrin që ndezi në tokën e marrë me qira, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kodër.

40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër dhe me shërbimet zjarrfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja rumune, R. C., 46 vjeçe. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;
-F. M., 22 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një shtetas 33 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka vjedhur produkt ushqimor, në një banesë në Roskovec;
-shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motres së tij. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. P., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 60 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. A., 26 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 6”.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas të mitur dhe shpallet në kërkim një tjetër, të implikuar në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët u kapën menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë një pako me 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga SHBA me qëllim shitjen në Shqipëri.

Gjithashtu, u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E.S., 26 vjeç; dhe A.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kurdari, pasi me vetëgjyqësi i kanë bllokuar rrugën shtetasit A.P., me qëllim pengimin e punimeve për ndërtimin e një Hec-i.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I.Z, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në tunelin nr 4, në rrugën e Arbrit, duke drejtuar automjetin tip “Wolkswagen”, ka përplasur automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin K.A., 62 vjeç; dhe automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin L.R., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit K.A., dhe L.R., si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me to.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-në kuadër të planit operacional “Koordinata”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 28 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi dyshohet se kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 45-vjeçar;
-materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. B., 34 vjeçe, banuese në Mamurras, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të saj;
-referuan materialet në Prokurori, në lidhje me kallëzimin e shtetases M. K., 30 vjeçe, se ka parë në afërsi të baneses së saj në Laç, një shtetas të panjohur prej saj. Vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kolsh dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 19 vjeç, G. B., 51 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një 41-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Dajç, dyshohet se si pasojë e një shkëndije në shtyllat e energjisë elektrike, janë djegur një sipërfaqe toke dhe një banesë e vjetër aktualisht e pabanuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Gj., 32 vjeç, D. P., 23 vjeç, E. N., 31 vjeç dhe V. P., 23 vjeç, pasi në Rubik, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë Rrugore:
-në lidhje me aksidentin rrugor të djeshëm, në afërsi të urës së fshatit Drojë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte i mituri, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi ukrainas T. D.. 3 të dëmtuarit nga ky aksident vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 57 vjeç, pasi u kap në aksin “Milot–Lezhë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar pronari i subjektit ku ky shtetas ka punuar më parë, se nuk i jep kredencialet e llogarisë në internet të subjektit.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas S. B., 33 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të mëtejshëm të 2 rasteve të zjarreve në qarkun Shkodër, konkretisht:
-në fshatin Shirq, dyshohet se është ndezur zjarr aksidentalisht, gjatë punës për pastrimin e kanaleve vaditëse të fshati. Si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë dekorative, në pronësi të shtetasit L. Z.;
-në fshatin Hajmel, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit të energjisë elektrike të fshatit, ka rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe një banesë e vjetër, aktualisht e pabanuar.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit D. L., 29 vjeç, i parkuar në lagjen “Guerrile”. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e djeshme, në rrugën “Jakov Xoxa”.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin 46-vjeçari kreu plagosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 30 vjeç, pasi iu gjet një shkop bejsbolli në automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Q., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasin O. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 33-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit O. B..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Mukaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Punohet për kapjen e shtetasit R. M..

Në fshatin Hotolisht, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në kabllot që furnizojnë fshatin, është djegur një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S. K.. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

Policia e Korçës, plan të posaçëm masash, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës së Birrës

Më datë 13.08.2025 deri më datë 17.08.2025, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve dhe te Pazari i Vjetër, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedent kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, gjatë orarit 19:30-01:00.

Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara, për parkim, nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.

✅Gjithashtu do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve, si dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.

☑Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, ose të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.

Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë, si nënstacionet elektrike dhe ujësjellësit, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme, ftohen të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 dhe 129. Shërbimet e Policisë do të ofrojnë reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe urojmë aktivitet të mbarë!

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke kaluar kufirin e gjelbër, në kundërshtim me ligjin. Nga kontrolli në çantë iu gjetën steka me cigare, të papajisura me fatura blerjeje.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të aksidentit të djeshëm, në fshatin Shalës, ku shtetasi G. N., 44 vjeç, dyshohet se humbi kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti u rrëzua. Nga aksidenti u dëmtua 44-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, është djegur automjeti që drejtonte shtetasi E. B.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit.

Në mëngjes, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin B. B., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin K. J., 74 vjeç. Si pasojë këta shtetas janë dëmtuar lehtë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. C., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 27-vjeçare;
-S. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se në rrjetin e tij social ka postuar fotot personale të ish-bashkëshortes, bazuar në kallëzimin e bërë prej saj;
-K. P., 28 vjeç, pasi ka postuar në rrjetet sociale fotot personale të një 26-vjeçareje, me mbishkrime fyese ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 41 vjeç, me detyrë përgjegjes i një subjekti privat, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka goditur me grusht një të mitur 11-vjeçar, pasi ky i fundit nga pakujdesia i kishte vënë zjarrin disa pemëve të subjektit, në Farkë të Vogël.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. M., 65 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin V. Ll;
-E. M., 20 vjeç, pasi shtetasi Z. B. ka kallëzuar se ky shtetas i ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat e tij personale, duke pretenduar se Z. B. nuk është treguar korrekt në detyrën për të cilën e kishte punësuar për një ditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-ndaluan shtetasin në kërkim E. N., 28 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., A. Sh., F. A., Sh. D dhe F. I, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 34 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për shoqërimin e tij, pas një konflikti me një 43-vjeçare;
-punojnë për shoqërimin e shtetasit O. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur me grushte shtetasin Sh. D., 34 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasit H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës, shtetasi Rr. M., 67 vjeç;
-arrestuan shtetasin nigerian O. A., 44 vjeç, pasi në rrugën “Dalip Topi” u kap në flagrancë duke vjedhur motomjetin e parkuar të shtetasit A. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. E., 20 vjeç dhe O. E., 24 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me komshiun e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. Ll., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje dhe për t’iu shmangur përgjegjesisë, i ka afruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë;
-arrestuan shtetasin B. T., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. P., 47 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me 2 automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K dhe E. M, pasi automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. M, këmbësor.

-me datë 11.08.2025, kallëzuan shtetasit:
•K. C., 27 vjeçe, se në rrjetet sociale i është hapur një profil fals me fotot e saj, duke përdorur shprehje fyese. Autori është idemtifikuar nga ana e Policisë dhe po punohet për dokumentimin e ngjarjes;
•H. V., 34 vjeç, se i kanë ardhur komente fyese në profilin e tij në një rrjet social. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-S. D., 24 vjeç, se ka konstuar të dëmtuar xhamin e automjetit të tij. Nga verifikimet ka rezultuar se nuk i është vjedhur asgjë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
-A. S., me profesion notere, se ndihet e shqetësuar nga prania e disa shtetasve të panjohur, në ambientet e studios ligjore të saj, gjatë muajve të fundit. Shtetasja nuk ka deklaruar në polici, për shtetas konkretë dhe as veprime apo sjellje specifike ndaj saj. Materialetu referuan materialet në Prokurori, me qëllim vlerësimin e kallëzimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Rruga e Arbrit/Tunelet

Kryen parakalime të rrezikshme tek Ura e Vashës dhe në tunelin e Murrizit, identifikohen dhe ndëshkohen me masë administrative dy drejtuesit e automjeteve.

Bazuar në pamjet filmike të dërguara nga një qytetar në adresën zyrtare të rrjetit social ‘Facebook’ të DVP Dibër, ku shfaqej një drejtues automjeti duke kryer parakalim të rrezikshëm në urën e Vashës, si dhe pas publikimit të një videoje ne rrjete sociale në të cilën shfaqej një tjetër drejtues automjeti duke kryer parakalim të rrezikshëm brenda tunelit të Murrizit, Shërbimet e Policisë Rrugore të Dibrës kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Nga verifikimet e kryera, u identifikuan drejtuesit e automjeteve, shtetasi R.S., banues në Klos; dhe shtetasja V.M., banuese në Tiranë

Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, shtetasi R.S., u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë, për shkeljen e kryer.

Në zbatim të nenit 174 të Kodit Rrugor, shtetasja V.M., u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë, për shkeljen e kryer, si dhe iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Dibrës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan iu bën thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që rrezikohen nga zjarri, të bashkëpunojnë me punonjësit e Policisë, me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, si dhe me Emergjencat Civile, me qëllim që të largohen nga zona e rrezikut të zjarrit.

Të gjithë inspektorët e Policisë së zonave janë në kontakt të pandërprerë me kryetarët e fshatrave dhe të njësive administrative, për të telefonuar çdo banor, për t’iu shkuar në ndihmë në rast nevoje, si dhe për t’i larguar nga zona e rrezikut.

Shërbime të shumta të Policisë të DVP Elbasan, të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me zjarrfikësit, për të evakuuar banorët dhe për të neutralizuar flakët e zjarrit.

Ndërkohë, grupe hetimore dhe shërbime policore po kontrollojnë të gjithë zonën e prekur nga zjarri.

Shërbimet zjarrfikëse, Emergjencat Civile, punonjësit e Policisë dhe helikopterët po punojnë intensivisht për të neutralizuar dhe shuar zjarrin.

Policia apelon edhe një herë për banorët, që të largohen nga zonat e prekura nga zjarri dhe të bashkëpunojnë me shërbimet policore, me Emergjencat, me pushtetin vendor dhe me çdo strukturë shtetërore që ndodhet në terren.