Përmet – Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Done deal”

Shiste doza Kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet 33-vjeçari.

Procedohen 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari.

Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet.

Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve