Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, i gjetën me vete një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin A. M., 61 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 28 vjeç, babë e bir, pasi në rrugën “Karl Topia” në bashkëpunim dhe me Hetimin Doganor, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tyre janë konstatuar produkte të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, 61-vjeçari, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë duke mosparaqitur dokumentacion e kërkuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin P. A., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-arrestuan shtetasin I. T., 34 vjeç, pasi dyshohet
se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe i ka dëmtuar automjetin vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 38 vjeç, pasi ka goditur me grushtë një 25-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. S., 41 vjeç dhe K. P., 41 vjeç, pasi kanë kanosur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Q., 24 vjeç dhe S. Q., 20 vjeç, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Ll. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. L., 51 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Sokrat Miho” është konstatuar duke zënë hapësirën publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. Gj., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
-Më datë 08.08.2025, shtetasi M. H., 39 vjeç, kallëzoi se persona të paidemtifikuar e kanë goditur në rrugën “Sitki Çiço”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Më datë 08.08.2025, shtetasi A. M., deklaron se në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke punuar në një subjekt mobiliar, nga pakujdesia është dëmtuar lehtë. Pas mjekimit në spital, kaloi për në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.
U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.
32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në fshatin Bogdan, ku shtetasi Dh. K., dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia plagosi shtetasin A. T., i cili më pas ndërroj jetë, ju informojmë se:
Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K. alias A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia ”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 38 vjeç, banues në Berat, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj nënës së tij dhe ka shkuar në banesë.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 58 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur verbalisht një 22-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas.
Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori.
Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.
Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11 Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).
Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S..
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. Sh., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi subjekti që administron për tregtimin e lëndës drusore u kap 1 punonjës i pa regjistruar në organet kompetente;
-N. Ç., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-U. B., 36 vjeç, pasi u kap duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-B. B., 42 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 42-vjeçar;
-I. P., 69 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. H., banues në Bilisht, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk i le në përdorim automjetin bashkëshortes me të cilën janë në proces divorci;
-T. R., banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mesazheve telefonike ka sharë dhe kërcënuar një 39-vjeçar.
Maliq/Më datën 08.08.2025, në orën 01:30, në fshatin Potgorie, ka rënë zjarr më banesën e shtetasit K. R., 37 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, në linjën që furnizonte me energji banesën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pukë / Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Pukë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalur nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit A. Z., dhe R.L., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Kontrolle permanente, me aparate zhurmëmatëse, për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.
Ndëshkohet me 200 000 lekë gjobë, administratori i një beach bari që gjeneroi zhurmë në nivelin 85.5 decibel.
Në vijim të kontrolleve të përditshme te subjektet me aktivitete me muzikë, në zonën urbane dhe në atë bregdetare, me mjete të posaçme zhurmëmatëse, shërbimet e Policisë së Durrësit konstatuan se muzika që gjeneronte një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13, ishte në nivelin 85.5 decibel.
Në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar, administratori i subjektit, shtetasi F. B. u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo cenim të qetësisë publike dhe iu garantojmë ndërhyrje të menjëhershme ligjore.
#PoliciaeDurrësit
#SezoniTuristik2025 ☀️
#QetësiDheSiguri
#RespektoLigjin
#NëShërbimTëQytetarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. G., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi më datë 08.08.2025 është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin M. B., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime për të cilat ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.08.2025, në lagjen “24 Maji”, ka tentuar t’i vjedhë varësen një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. L., 82 vjeç, pasi dyshohet se më datë 06.08.2025, në fshatin Kuç, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•K. B., 25 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
•T. S., 21 vjeçe, banuese në Norvegji, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mitat Hoxha”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Seat” pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te vendi i quajtur “Qafa a Koshovicës”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në Patos, pasi duke automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialiatët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. G. 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
-D. D., 40 vjeç dhe I. K., 60 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se vinin baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, pasi dje, në rrugën “Qemal Stafa” automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasin K. Sh., 78 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. Sh. dhe është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 43 vjeç, pasi në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Shijon, me motomjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. P., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi B. B., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi ka prishur qetësinë publike, duke xhiruar gomat e automjetit, në zonë të banuar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., 25 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçare;
-A. K., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, si edhe i ka dëmtuar asaj, xhamin e automjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje
Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante pa leje një armë gjahu; kapet 24-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e gjahut dhe një gjerdan me disa fishekë të saj.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.
Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;
një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112✅
Tiranë
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.
Identifikohen 4 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.
Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari.
Sekuestrohen 1 automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes si dhe sende të tjera të kundraligjshme të vlefshme për hetimin.
Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi R. Ç., 27 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes,, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestuan shtetasit B. N., 47 vjeç dhe A. Ll., 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi I. K., 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
-shpallën në kërkim shtetasin S. N., 35 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit B. N., 47 vjeç, A. Ll., 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç , gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. Ç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi I. K., 51 vjeç, nuk ka kallëzuar për ngjarjen.
Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i demtuar lehtë me sende të forta, shtetasi G. Sh., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e të dëmtuarit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjore të ngjarjes si dhe lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak
Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Eksperit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.
Dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali – kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari nga Malësia e Madhe.
30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit.
Në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.
Sekuestrohen 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.
Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.
Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.
Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.
Operacioni vijon në Shqipëri e Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.
DVKM Vlorë
Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.
Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.
Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.
Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.
✅ Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️♀️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️♀️
Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.
Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.
Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.
✅ Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️♀️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️♀️
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.
Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur “Qafa a Koshovicës”, ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja. Në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase 14 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 28 vjeç, banues në Poliçan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe u kap nga shërbimet e Policisë në qendër të qytetit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin “këmbim valutor”, pa licencë përkatëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë e konsiderueshme vlerash monetare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Lezhë-Kurbin/ Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:
F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i:
• disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;
• tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;
• disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit:
M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.
Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme shtetasi M. A., 25 vjeç, banues në fshatin Berdicë, duke lëvizur me automjetin e tij, në rrugën “Hasan Riza Pasha”, nga lartësia e një pallati, i ka rënë një send i fortë në xhamin e pasëm të automjetit të tij, duke i plasaritur xhamin. Po punohet për gjetjen dhe identifikimin e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme shtetasi R. H., 38 vjeç, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim ndaj shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit V. Xh., 27 vjeç, N. Xh., 37 vjeç, dhe G. D., 37 vjeç, banues në fsharin Drenovë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 51-vjeçar;
E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve që kryhen për ngritjen e skenave festive, pasi gjatë ngritjes së skenës për festën e birrës, është dëmtuar lehtë një punonjës;
Për një 17-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular një 14-vjeçari, si dhe për një 16-vjeçar i cili ka qenë me 17-vjeçarin kur ka marrë telefonin dhe nuk ka treguar për ngjarjen, si dhe për shtetasin B. K., 28 vjeç, vëllai i 17-vjeçarit, pasi ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, për ngjarjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. N., 37 vjeç, dhe M. L., 20 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri- tjetrin në ambientet e një lokali. Gjithashtu filloi procedimi penal dhe për shtetasin E. H., 46 vjeç, administrator i lokalit, pasi nga veprimet e kryera rezultoi që kishte punonjës të pa regjistruar në organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi i ka zaptuar një sipërfaqe toke një 53-vjeçari, në qytetin e Bilishtit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për Veprime të mëtejshme.
DVP Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme, ndaj veprimtarisë kriminale në drejtim të ndihmës së kalimit të paligjshëm .
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 1 shtetas.
Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B. M., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian.
40 vjeçari për të mos krijuar dyshime me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë merrte në automjet nga një emigrant për çdo rrugë
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
Pogradec
Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, menjëherë sapo kanë marrë informacion se një mjet lundrues “Jet Ski” po kryente manovra të rrezikshme në liqenin e Pogradecit dhe po rrezikonte pushuesit, video e të cilit më pas u shfaq edhe në rrjetet sociale, kanë ndërhyrë duke verifikuar dhe bllokuar mjetin lundrues.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar pronarin e mjetit lundrues, shtetasin A. B. (i ati i dy të miturve që drejtonin “Jet Ski”-në), me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të ligjit nr. 43/2025 “Për mjetet lundruese”, dhe 10 000 lekë, për shkelje të ligjit nr. 127/2020 “Për aktivitetin e turizmit detar”.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.
Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sendet”.
Vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve; lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
42-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera të kryera më parë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, u finalizua operacioni policor i koduar “Sendet”.
Në kuadër të operacionit, u bë kapja e shtetasit në kërkim I. B., 42 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i dënuar më parë po për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për vjedhje të tjera.
Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve nëpër shezlongë të sendeve personale të pushuesve, si dhe i vjedhjes së një automjeti në Shkozet, Durrës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e qarkut Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night Strike”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat turistike të qarkut.
Vihet në pranga 28-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit.
Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza;
• sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza;
• një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., E. B., E. D., E. S dhe H. L, pasi në rrugën “Vaso Pasha” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-F. Ll., N. M dhe M. M., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-M. Xh., pasi në rrugën “Medar Shtylla” ka goditur me grushte shtetasin K. B, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen e mitur 17 vjeçe, pasi për motive të dobëta ka kanosur bashkëmoshataren e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan shtetasin E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” të kryer më shumë se një herë. Ky shtetas dyshohet si autori i 3 vjedhjeve të ndodhur në shkurt dhe gusht:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi i është prezantuar si mjek i një spitali shteteror, shtetasit E. H, i cili kishte të shtruar në atë spital një familjar të vetin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. K., 42 vjeç, N. K., 51 vjeç dhe M. L., 49 vjeç, pasi gjatë kohës së rikonstruktimit të banesës së shtetasit B. K, punëtorëve N. K dhe M. L, i kanë rënë disa materiale ndërtimi në rrugë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. C., 37 vjeç, pasi në subjektin në administrim të tij është konstatuar duke gjeneruar muzikë me volum të lartë;
-S. B., 47 vjeç, pasi në anë të mashtrimit nuk i ka dhënë shumën e premtuar shtetasit N. G, i cili është i punësuar si shofer nga ana e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin M. M., 32 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 32-vjeçari, ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit dhe për këtë shkak i është marrë një kampion gjaku;
-arrestuan shtetasin A. Gj., 54 vjeç, pasi dje në Kombinat, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin A. B, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. B., 54 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. I., 24 vjeç, i cili ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 56 vjeç, pasi në Shkozë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht, 57-vjeçari, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 09.08.2025, shtetasja E. F, kallëzon se i kanë vjedhur sende me vlerë në banesë, në kohën kur nuk kishte njëri prezent. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
-Më datë 09.08.2025, shtetasi S. H., kallzon se, më datë 07.08.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi B. H., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Manati, Lezhë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po këta specialistë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
* F. N., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit në aksin rrugor Kune-Lezhë dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi F.N, u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
* S. B., 37 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin, e cila në rrugën dytësore Laç-Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti doli nga rruga. 37-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Shishtavec, Kukës, pasi: Në aksin rrugor Milot-Morinë dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin E. N., 28 vjeç. Si pasojë u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e shtetasit E. H., shtetasja J. H., 64 vjeçe, si dhe dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. D, banues në fshatin Balldre, Lezhë, i cili dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan në Prokurori materialet për vlerësim pasi në parcelën e shtetases H. N., 60 vjeçe, banuese në fshatin Mërqi, Lezhë, ka rënë zjarr, ku u dogjën kallamishtet, ferra dhe disa pemë frutore. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë
Policia Rrugore, prezente 24/7 për një sezon turistik të sigurt!
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë qarkun Vlorë janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike.
Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, janë hequr me mjet karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim, të cilat pengonin qarkullimin dhe rëndonin trafikun, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar:
•Monitorimin e pandërprerë të rrugëve hyrëse/dalëse të qyteteve dhe zonave bregdetare;
•Shërbimet e Policisë në kryqëzime, zona turistike dhe pika me risk për bllokime;
•Kontrollet ndaj shpejtësisë, parakalimeve të gabuara, drejtimit nën efektin e alkoolit dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht:
✅ Janë arrestuar/proceduar penalisht 18 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme;
✅ Janë vendosur gjithsej 4297 masa administrative, ndër to:
• 1374 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;
• 83 masa për parakalime të gabuara;
• 39 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 361 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve;
• 13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
* 2510 masa për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës do të vijojë kontrollet intensive në të gjitha segmentet rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe pushuesit.
‼️ Apel për drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë në vende ku parkimi është i ndaluar, pasi përveç masës administrative, parkimi i gabuar që pengon qarkullimin e mjeteve përbën vepër penale, sipas legjislacionit në fuqi.
☎️ Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.
#zbatorregullateqarkullimit ✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP ❌ shpejtësi ❌ alkool ❌ celular
Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë.
Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyr-dal 5482 shtetas dhe 2090 automjete.
Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.
Shëngjin/Lezhë
Goditën me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet autori i dyshuar, procedohet dhe i biri.
Rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marre njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunes, Shëngjin si pasoje e te cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Fale reagimit te shpejte të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bë e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhëtonin dy autoret e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.
Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.
Kavajë
Identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.
Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave rurale që të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave ose mbetjeve bujqësore, si dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara, për të parandaluar rreziqe të tilla për jetën dhe pronën.
Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. D., 65 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Sh., 34 vjeçe.
Për pasojë u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, pasagjerja në mjetin bujqësor, shtetasja L. D., 61 vjeçe;
-A. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
—
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasit G. Xh., 36 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, pasi 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa 41-vjeçari, daja i bashkëshortes, ka ushtruar dhunë ndaj 36-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 43 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. F., në lagjen nr. 13, Korçë. Si pasojë është dëmtuar lehtë 1 pasagjere në automjetin e këtij të fundit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi u kap duke transportuar një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dje, kallëzoi shtetasi shtetasi I. G., 78 vjeç, banues në Tiranë, se ka gjetur të thyer pasqyrën e automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në lagjen nr. 1, Pogradec. Punohet për sqarimin e rrethanave të rrastit.
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Fier/Dogji një sipërfaqe toke, me zjarrin që ndezi te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.
Ky shtetas u kap në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, duke ndezur zjarr te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112 ✅
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Pojan, Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi M. H., 33 vjeç (dyshohet se vuante nga depresioni).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B.(L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 37 vjeç. Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 63 vjeç (punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin), dhe u largua nga vendi i aksidentit. Shërbimet e Policisë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga 37-vjeçari, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, i aksidentuar, shtetasi S. Gj. ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin E. M;
-E. Gj., 37 vjeçe dhe A. M., 30 vjeçe, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3
-ndaluan shtetasin në kërkim A. V., 65 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., 36 vjeç dhe E. D., 47 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 58 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Procedimi i tij nisi pasi dyshohet të jetë autori i rënies së zjarrit në kodrën në Rrugën e Arbërit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin S. D., 42 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin. Gjatë verifikimeve përkatëse ka rezultuar se ky shtetas e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;
-arrestuan shtetasin G. G., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 29 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht, 29-vjeçari, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-me datë 10.08.2025:
•shtetasi O. Z(F)., 33 vjeç, kallëzoi se i kanë vjedhur banesën e tij, ku kanë marrë sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
-në fshatin “Makaresh” ka rënë zjarr, duke djegur një sipërfaqe me bimësi. Punohet për dokumentimin e plotë të rasit;
-në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi E. Z., 39 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Pavarësisht ndihmës mjekësore së dhënë, 39-vjeçari ka humbur jetën, mëngjesin e sotëm.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Aksidentoi me pasojë vdekjen, një shtetase, te rrethrrotullimi i Çiflikut, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 22-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së aksidentit të mbrëmshëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut, ku humbi jetën shtetasja Th. M., 57 vjeçe, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. O., 22 vjeç, banues në fshatin Roshnik.
Ai dyshohet se ka përplasur me pasojë vdekjen, 57-vjeçaren, me automjet tip “Seat” që u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
—
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Xh., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gostimë-Cërrik”, me motomjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. T., 71 vjeçe. Si pasojë të dy janë dëmtuar dhe janë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 64 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar.
Dje, dyshohet se si pasojë e shkëndijave elektrike, kanë rënë zjarre në një kabinë të energjisë elektrike në lagjen nr. 3, Cërrik, si dhe në kasollen në pronësi të shtetasit B. Q., në fshatin Dragostunjë. Si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe janë shkaktuar dëme materiale. Grupe hetimore po punojnë për dokumentimin e shkaqeve të zjarreve.
Në spitalin e Librazhdit ka shkuar për mjekim, shtetasi M. Sh., 42 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer një xham në banesën e tij. 42-vjeçari mori asistencë mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut per jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Dibrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Akset nën monitorim të pandërprerë nga ajri me dron dhe nga toka me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë javës së parë të muajit Gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 119 masa për parakalime të gabuara
⛔ 37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
2 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 2 masa për xhama të errësuar;
138 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ ♀️8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Policia Rrugore, të shtrira në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular
Cërrik
Vodhi në mesnatë, 1 celular në një lokal, identifikohet dhe arrestohet 19-vjeçari.
Gjendet në banesën e tij, celulari i vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur celularin, rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1, Cërrik, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.
Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Identifikohet, kapet dhe arrestohet shtetasi që shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në rrugën “Marin Biçikeni”, me automjetin që drejtonte shtetasja B. B., 47 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë, një pasagjer në automjetin që drejtonte kjo e fundit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Rr. D., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit B. R., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Përmet/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Done deal”.
Shiste doza Kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet 33-vjeçari.
Procedohen 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari.
Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet.
Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar që u kap duke drejtuar automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të kallëzimit të shtetasit kosovar H. J., 30 vjeç, për një konflikt me shtetasin kosovar A. P., 47 vjeç, në autobusin me të cilin udhëtonin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të kallëzimit të shtetasit M. D., 70 vjeç, se shtetasi N. L., 67 vjeç, ka devijuar ujin në përroin e fshatit Skuraj, drejt banesës së tij, si dhe se i ka vjedhur disa kafshë të egra.
Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasja L. M., 54 vjeçe, e cila dyshohet se si pasojë e problemeve të shëndetit mendor, ka konsumuar në banesë, mbidozë ilaçesh. Ajo është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
–
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në afërsi të urës së Drojës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin ukrainas A. D., me një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është dëmtuar. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerë në këto automjete. Të tre janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të dëmtuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
-E. Xh., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, u përplas me motomjetin që drejtonte shtetasin K. Z., 65 vjeç, në Sukth. Si pasojë u demtua drejtuesi i motomjetit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-S. M., 25 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi K. R., 28 vjeç, në lagjen nr. 14, Durrës. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
-L. V., 45 vjeç, Z. V., 35 vjeç, T. V., 34 vjeç, D. K., 20 vjeç dhe N. K., 56 vjeç, si dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-B. S., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. G., dhe S. P., të dyja banuese në Gjirokastër (L. G., ish bashkëshortja e djalit të shtetases S. P.), pasi kanë kallëzuar njëra-tjetrën, për dhunë psikologjike.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje, në fshatin Asim Zenel, në vendin e quajtur “Buduk”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore, një garazh dhe 2 automjete, në pronësit të shtetasit G. K., 53 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. Sh., 32 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe për shtetasit R. C., 28 vjeç dhe Th. N., 29 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht ndërmjet tyre;
-S. Xh., 57 vjeç, banues në fshatin Çarçovë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Më datë 08.08.2025, si pasojë e një vatre zjarri në vendin e quajtur “Kodrat e Dervenit”, në fshatin Picar, janë djegur rreth 2 hektarë tokë. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është paraqitur shtetasja J. K., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila kallëzon se është fyer nëpërmjet mesazheve në rrjetin social “WhatsApp”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në qark.
Ndalohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas.
✅ Lukovë/Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 10.08.2025, në vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur në tokë dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.
✅ Bolenë/Procedohet penalisht një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, pas veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Bolenë. Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2025, në afërsi të varrezave të fshatit, ka ndezur zjarr për pastrimin e kullotës që kishte në përdorim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha.
✅ Tragjas/Procedohet penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin G. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies së datës 08.08.2025, në fshatin Tragjas, ku u dogj një sipërfaqe me bimësi.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, përfshirë edhe nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112 ✅