Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.
Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas:
– 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve;
– 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës;
– 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.
Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
#RespektoRregullatEQarkullimit
#PranëJush247
#Denonco112