Reagim i DVP Kukës
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet që nuk respekton sinjalistikën vertikale “ndalim qarkullimi me trafik të kufizuar”, bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kryen veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Në vijim të veprimeve policore, ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., u vendos masë administrative me vlerë 5 000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të DVP Kukës, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të paanshëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.