Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 101 shtetas, konkretisht: 31 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre, në fushën e kultivimit, me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-7 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të fyerjes, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i krimeve kibernetike, vjedhjes së energjisë elektrike dhe keqtrajtimit të të miturit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, ngacmimit seksual, shpërdorimit të detyrës, prishjes së qetësisë publike dhe trafikimit të mjeteve motorike, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 9 shtetas.
Janë kryer 20 vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. M., 24 vjeç, banues në fshatin Kozare, pasi iu gjet në automjet, një sasi e vogël Cannabisi;
-K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Kozare, pasi iu gjetën me vete, disa fara Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ll., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q,. 25 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se gjatë muajit korrik 2025, ka vjedhur në 2 banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin L. T., 26 vjeç, e cila e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj bugim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin S. S., 31 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij;
-arrestuan shtetasin L. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, i ka dëmtuar portën hyrëse të banesës ish-vjehrrit të tij si dhe gjatë largimit ka dëmtuar një automjet.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. H., 67 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një paisje elektro-shtëpiake;
-arrestuan shtetasin E. R., 35 vjeç, pasi iu gjet me vete një shkop metalik;
-shpallën në kërkim shtetasin D. D., 28 vjeç, pasi në ambientet e një subjekti në Rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 17-vjeçar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin M. H., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
-arrestuan shtetasin A. T., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 23 vjeç, pasi në Laprakë, pas një konflikti verbal, i ka dëmtuar automjetin me një send të fortë shtetasit F. D.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 50 vjeç, pasi dyshohet se kryen veprime të turpshme në publik. 50-vjeçari, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i cili u dërgua në spital, për trajtim mjekësor.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 59 vjeç, pasi ka hedhur inerte tek porta e banesës së shtetasit A. T, duke i bllokuar hyrjen dhe dëmtuar portën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-B. H., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-F. A., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur dhe për të shmangur veprime procedurale të metejshme i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Sh., 34 vjeçe, pasi në fshatin “Muçaj” është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. D, 61 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 61-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Sh. H., 68 vjeç, pasi në aksin rrugor “Ofiçinë-Ruzhdie”, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte një 15-vjeçar. Për pasojë është dëmtuar i mituri, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-J. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit;
-shpallën në kërkim shtetasin F. K., 38 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi dyshohet se i ka prishur banesën një shtetaseje, për motive pronësie. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin E. K., 36 vjeç, banues në Fier. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit K. T., 41 vjeç dhe B. P., 24 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Zharrëz” automjeti me drejtues shtetasin H. B., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C., 46 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi H. B. dhe pasagjerja, shtetasja A. B., të ciët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi N. Q., 68 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se dje, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në pronën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke përreth.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrollit të territorit, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, konstatuan në territorin e fshatin Simon, njësia administrative Kaçinar, një parcelë ku ishin kultivuar 20 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Simon, shtetasin Gj. D., 60 vjeç, i dyshuar për moskallëzim krimi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. N., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një pasagjer, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.