Tepelenë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dealer”.
Siguronte sasi Cannabisi, të cilën e ndante në doza dhe e shiste në lagje të ndryshme të qytetit, vihet në pranga 53-vjeçari.
Sekuestrohen doza të lëndës narkotike dhe celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Tepelenë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Dealer”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën sasi Cannabisi, gati për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112