Milot/Parakaloi në urën e Matit, procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit

Milot

Kreu parakalim të rrezikshëm për përfshirje në ngjarje rrugore në urën e Matit, procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale në të cilën shfaqej një automjet që kryente një parakalim të rrezikshëm në urën e Matit, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Nga verifikimet u identifikua drejtuesi njëkohësisht pronari i automjetit, shtetasi M. U., banues në Tiranë. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë, për shkeljen e kryer.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.