Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet një shtetas i mitur duke hedhur mbeturina në ujin e lumit Drini i Zi, informojmë se:

Menjëherë pas publikimit, janë kryer verifikimet në lidhje me rastin dhe, në përfundim të veprimeve të para hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, në ngarkim të shtetasit M.M., 64 vjeç, banues në fshatin Muhurr, pasi gjatë punës te lokali i tij ka lejuar një shtetas të mitur të hedhë në ujërat e lumit Drini i Zi mbeturina, duke ndotur ujërat e këtij lumi.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit është vendosur masë administrative në shumën 13 000 000 (trembëdhjetë milion) lekë, ndaj shtetasit M. M., për shkeljen e kryer në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e mjedisit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, si dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, të drejtë dhe të paanshëm.