Mallakastër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Visokë, vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Visokë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Mazren”, në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅