Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut

Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidentëve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. ️

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë muajit qeshor, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

⛔ 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 53 masa për xhama të errësuar;
❌ 672 masa për parakalime të gabuara;
1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular