Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:
Lazër Vladaj (alias Cristian Manea), 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Peruxhia e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 44-vjeçarit, në Itali.