Sarandë/Prishi qetësinë publike, procedohet penalisht

Sarandë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke përmbysur disa kosha mbeturinash në rrugën “Butrinti”, Policia e Sarandës ka ndërhyrë menjëherë për identifikimin dhe ndëshkimin e këtij shtetasi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Sh., 36 vjeç, banues në Sarandë.

♻️ Respektimi i mjedisit dhe i qetësisë publike është përgjegjësi e përbashkët.

Ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë për një qytet të pastër, të sigurtë dhe mikpritës për vizitorët, si dhe të denoncojnë çdo rast që cenon mjedisin apo rendin publik, në numrin 112 .

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve