Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korcës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën, në Fier, dhe një shtetase të mitur, në Korçë. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçare, se e pengon pa të drejtë, që të kryejë punime në tokën e saj. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 32 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kallëzuar një 35-vjeçar, se ka falsifikuar një certifikatë pronësie. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
-shpallën në kërkim shtetasin E. P., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç. Punohet për kapjen e 60-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjatë natës, në lagjen “Liri Gero”, dhe në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në dy lokale, berberhanë dhe makina me qira, dy celularë dhe para. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas kallëzimeve të pronareve të subjekteve, kanë nisur hetimet dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.