Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçar;
-R. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Dinamo”, dyshohet se ka fyer dhe shqetësuar trajnerin e ekipit Dinamo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 22 vjeç, pasi iu gjet në automjet, një shufër hekuri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. V., 42 vjeç, A. E., 54 vjeç dhe Y. M., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të një 36-vjeçareje, bëjmë me dije se kjo shtetase u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë, të familjarë të saj.

Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.