Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin H. Y., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
-ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin e shpallur në kërkim F. B., 43 vjeç, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. H., 61 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 78-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. T., 43 vjeç, pasi ka goditur me grusht, një 47-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasit D. L., 44 vjeç dhe M. Ll., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, për shkak të vënies së një mase administrative. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 40 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 41-vjeçar, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshatare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. D., 57 vjeç dhe M. R., 50 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H, 40 vjeç, D. Ll., 48 vjeç dhe A. S., 49 vjeç, sepse 40-vjeçari dyshohet se ka dëmtuar xhamin e një fasadës së dyqanit të 48-vjeçarit, pasi ky i fundit me vetëgjyqësi i ka nxjerrë jashtë sendet, ndërsa 49-vjeçari ka penguar oficerin e policisë gjyqësore, gjatë kryerjes së veprimeve në vendngjarje;
-R. T., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, si dhe një shumë parash në një market;
-arrestuan shtetasin M. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dajës së tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. S., 38 vjeç dhe D. K., 54 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.